E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betohen anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak

55 këshilltarët e Këshillit Bashkiak janë betuar për mandatin e ri të tyre katër vjeçar në bashkinë e Tiranës. “Aleanca për Qytetarin” ka 28 anëtarë në Këshillin Bashkiak, ndërsa “Aleanca për të Ardhmen” ka 27 anëtarë. Partia Demokratike ka propozuar për kryetar këshilli, Njazi Kosovrastin ndërsa Partia Socialiste ka propozuar Mimoza Hafizin.

Në fjalën e tij të prezantimit të kandidatit demokrat, Ferndinand Pone e cilësoi figurën e zotit Kosovrasti një personalitet të spikatur të institucioneve demokratike dhe të jetës publike. “Është gjerësisht i njohur si një mendje e ftohtë, si një ndërgjegje e orientuar drejt së drejtës dhe luftës së qytetarit”, u shpreh Pone gjatë prezantimit të Kosovrastit.

Ndërsa në fjalën e tij, Aldrin Dalipi theksoi se zonja Mimoza Hafizi e përzgjedhura nga “Aleanca për të Ardhmen”, për kryetare në Këshill,është përfaqësuese e denjë e zërit të grave. “Në këtë aspekt Aleanca për të Ardhmen propozon zonjën Mimoza Hafizi, duke besuar në vlerat dhe përkushtimin e saj në këtë detyrë”, u shpreh Dalipi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›