Kreu i PS uron bektashinjtë: Solidaritet në përballimin e një krize ekonomike që thellohet Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, uroi sot besimtarë beshktinj për festën e Sulltan Novruzit, nga Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. “Mendimi në këtë ditë feste shkon tek ata që janë në vështirësi. Sot ka më shumë njerëz në vështirësi se një vit më pare. I uroj të gjithëve mbarësi për të kapërcyer varfërine dhe papunësinë në rritje dhe për t'u bërë solidar në përballimin e një krize ekonomike që thellohet. Gjithçka varet nga ne dhe me ndihmën e Zotit do e kapërcejmë atë ", uroi Rama.