E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lakrori:Kongres për bashkimin e PS-së

Listat e deputetëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të partisë socialsite duhet të kalojnë me parimin një anëtar një votë. Një nga themeluesit e Partisë Socialiste të qershorit 1991, Lakrori kërkoi që kjo parti të jetë e bashkuar në zgjedhjet e vitit 2009. I kontaktuar në telefon nga televizioni "Ora News", z.Lakrori ka thënë se asambleja Kombëtare të nisë një proçes bashkimi të socialistëve duke e finalizuar këtë proces me një kongres, i cili do t'i përfshijë të gjithë". Sipas tij, socialistët nuk janë të çarë, por aktualisht janë të shpërndarë dhe për këtë kërkohet një proces konsultimi dhe gjithëpërfshirje për t'i bërë të gjithë, të vjetër dhe të rinj në këtë parti, pjesë të një procesi që do ndihmojë në fitoren e së majtës. Gjithashtu, Lakrori kërkoi një proçes ballafaqimi me anëtarësinë dhe simpatizantët e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Duke iu referuar zgjedhjeve në Amerikë, ballafaqimeve dhe garave brenda partive, Lakrori u shpreh se kandidatët duhet të përcaktohen nga vetë ata që do votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa kandidatët do të paraqesin në elektorat platformat e tyre. Kjo sipas Lakrorit do të garantojë fitoren e PS-së, pasi kandidaturat e saj do kenë kaluar më parë në filtrin e anëtarësisë dhe më gjerë, ndërsa do lehtësonte dhe mekanizimin e përzgjedhjes së tyre nga forumet e larta në PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›