E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Pentagonit senati konfirmon Leon Panetten

Senati amerikan konfirmoi unanimisht Leon Panettën, kreun e CIA-s në postin e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes. Ai zëvendëson nga 1 korriku në këtë pozicion  Robert Gates,  i cili e mori detyrën gjatë mandatit të dytë të presidentit George Ë. Bush dhe tani del në pension.

Panetta javën e ardhshme mbush  73- vjeç duke u kthyer kështu në kreun më të moshuar të Pentagonit në kohën e marrjes së detyrës. Paneta i tha Kongresit javën e kaluar se nëse emërohej ai do të fokusohej në krijimin e disiplinës fiskale në ushtrinë amerikane, duke thënë se u kishte ardhur  fundi ditëve të buxheteve"të pakufizuara" të mbrojtjes.

Si shefi i CIA-s, ai është vlerësuar gjerësisht për operacionin e fshehtë muajin e kaluar për të vrarë Osama bin Laden, liderin e Al Kaedës. Si Sekretari i Mbrojtjes, Paneta do përballet me presione të mëdha përsa i përket reduktimit të buxhetit të mbrojtjes dhe tërheqjes së  trupave amerikane nga Afganistani që pritet të fillojë muajin e ardhshëm. Emërimi i Panettës ishte pjesë e një modifikimi në aparatin e sigurisë të ideuar nga  presidenti Barack Obama.

Drejtimin e shërbimit të fshehtë të CIA e merr gjenerali me katër yje dhe komandanti i trupës mbrojtëse ndërkombëtare për Afganistanin, David Petraeus.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›