E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisma Joniano-Adriatike Serbia UNMIK-u te perfaqesoje Kosoven

Ministri i jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç u shpreh gjatë një takimi në Beograd të vendeve të iniciativës Joniano-Adriatike se Prishtina nuk mund të përfaqësohet si një shtet i pavarur. Ai tha se Serbia nuk është për ta përjashtuar Kosovën nga takime të tilla, por nuk mund të pranojë që të flitet për anëtarësim.

Sipas Jeremiç Kosova në raste të tilla duhet të përfaqësohet nga UNMIK-u ashtu siç edhe parashikon rezoluta e OKB-së. Ligjërimi publik i qeverisë ndaj Kosovës vijon në linjën tradicionale, ndonëse Serbia është në proces negociatash me BE-në për të mundësuar marrjen e statusit të vendit kandidat dhe gjithahtu është duke kryer bisedime me Kosovën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›