Kreu i Programit Botëror të Ushqimit: Lufta në Jemen mund të rrisë çmimet globale të ushqimeve

Drejtori i komanduar i Programit Botëror të Ushqimit (WFP), Carl Skau, ka paralajmëruar se luftimet pranë Ngushticës Bab al-Mandeb kërcënojnë të thellojnë vuajtjet si për popullin e Jemenit, ashtu edhe për komunitetin global.
“Isha atje javën e kaluar dhe paralajmërova se trazoja të mëtejshme do të rrisnin çmimet e ushqimeve, do të thellonin vështirësitë ekonomike dhe do të krijonin më shumë pengesa për ndihmat humanitare.
Populli i Jemenit vuan më së shumti, por ndikimi është global. Bota duhet të reagojë me zgjidhje,” deklaroi Skau.
Të martën, agjencia e OKB-së publikoi një raport ku paralajmëron se luftimet e ashpra në Ngushticën e Hormuzit, në Detin e Kuq dhe në Detin e Zi rrisin rrezikun e krijuar nga “një bllokim i trekëndëshit strategjik, i cili mund të çojë dhjetëra miliona njerëz të tjerë drejt urisë” përmes rritjes së çmimeve të energjisë dhe pakësimit të qarkullimit të ushqimeve e plehrave kimike.
/rtsh.al/