E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve përplaset me Drejtoreshën e MIA! Kovaçi: Mos provoko protestën! Hasa: Jam këtu për ftesën e dialogut

Përpara kryeministrisë ka pasur tensione gjatë protestës së pedagogëve dhe studentëve, ku Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi i ka kërkuar drejtoreshës së MIA-s, Manjola Hasa, të largohet pasi po provokon.

“Largohu që këtu, se provokon protestën”, ishte kërkesa e Kovaçit drejtuar përfaqësueses së qeverisë, e cila ishte paraqitur për të përcjellë ftesën për dialog.

Pas bisedës me kreun e Sindikatës së Pedagogëve, Manjola Hasa është zhvendosur në një pjesë tjetër të Kryeministrisë, ndërsa qëndroi në ambientet e jashtme të godinës, larg protestuesve.

Me herët drejtoresha e MIA deklaroi se nuk ishte e pranishme per te bere deklarata, por për të ndihmuar në realizimin e dialogut.

“Nuk jam këtu për të bërë deklarata politike. As për reagimet e studentëve, apo çdo qytetari që të protestojë. Jam këtu nga ftesa e hapur e kryeministrit për dialog. Kush është i interesuar për dialog… Nëse ka studentë, qytetarë që të dialogojnë, për këtë jam këtu. Nuk jam këtu të flas në cilësinë e vendimeve. Jam në emër të qeverisë shqiptare, për ftesën për dialog”, tha Hasa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›