Kreu i bashkisë Kukës denoncon Nokën tek Arvizu: Po krijon probleme
Kukës- Takimet me të rinjtë të cilët drejtohen për herë të parë në kutittë e votimit në zgjedhjet e 23 qershorit, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexandër Arvizu i ka zhvendosur sot në qytetin e Kukësit.
Në këtë takim, Arvizu ka qenë i shoqëruar edhe nga kreu i bashkisë së qytetit, Hasan Halili i cili i ka theksuar zotit Arvizu shqetësimin që sipas tij, ministri i Brendshëm, Flamur Noka krijon probleme gjatë fushatës elektorale.
Ministri i Brendshëm, Flamur Noka krijon probleme me eskortën e tij, është shprehur Halili duke nënvizuar se ministri Noka të distancohet nga veprimet e policisë në mbarëvajtje të fushatës elektorale dhe të mos krijojë tension.
Nga ana e tij, ambasadori Arvizu theksoi: Qytetarët dinë të zgjedhin vetë dhe se nuk kanë nevojë për shantazhe.
Arvizu tha se vendosi të vizitojë Kukësin për të parë më nga afër situatën ekonomike dhe politike aty.