E Diel, 1 Nëntor 2026

Jose Mourinho fton Rooney-n tek Chelsea: A je i lumtur me mua?

mou“Unë e dua Rooney-n. Ai është në një moshë fanstastike, ka përvojën e maturimit dhe është ende i ri. Vendos se çfarë ai dëshiron, çfarë e bën atë të lumtur”,-kështu ka deklaruar për Wayne Rooney, Jose Mourinho aktualisht trajner i ekipit anglez të Chelsea-t.

Sulmuesi i Manchester United e ka bërë të qartë për klubin e tij se dëshiron të ndryshojë ajër, duke i dhënë lamtumirën e rëndë Sir Alex Ferguson-it.

Mesa duket ‘Special One’ nuk ka humbur kohë duke e thirrur atë në ‘Stamford Bridge’ gjatë konferencës së tij të parë për shtyp: “Është si mua – vazhdon ai- nuk ka nevojë për një kile më shumë në kontratën e tij dhe një trofe nuk do të bëjë një ndryshim. Ai dëshiron të jetë i lumtur. Dhe ku mund të jetë? Ku do ta gjejë lumturinë e tij, ambicia e nevojshme për të udhëhequr dhe ngarkuar atë?”,- tha Mou duke shtuar ‘lumturia është këtu’.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›