Gratë kanë kujtesë më të fortë se burrat
LONDëR- Një studim i Universitetit të Kembrixhit në Londër vërtetoi se gratë kanë kujtesë më të fortë se burrat, njoftoi sot gazeta angleze ''The Daily Telegraph''.
Sipas studimit, janë testuar deri tani rreth 4 500 persona, ndërsa pritet që numri i tyre të shkojë në 10 000.
Studimi është kryer me gra dhe burra të moshës 48-90 vjeç dhe sipas rezultateve të para, pavarësisht nga mosha, gratë kanë pasur rezultate më të mira.
Gratë kanë dhënë deri në 4,5 përgjigje të gabuara më pak se meshkujt e së njëjtës moshë.
"Edhe pse studime të tilla mbi sekset janë bërë edhe më parë, është hera e parë që bëhet kaq masiv, ku përfshihen rreth 10 000 persona", shpjegon Andrew Blackwell, një nga studiuesit.
Sipas tij me anë të këtij studimi do arrihet të zbulohet nëse kujtesa e një personi në një moshë të caktuar është normale apo vjen si pasojë e ndonjë sëmundjeje të kaluar.
(d.b/BalkanWeb)