E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kriza ekonomike po rëndohet çdo ditë

Opozita flet per nje situate krize ekonomike e cila sipas Edi Rames po rendohet cdo dite. Bashke me Shkelqim Canin, kryetar te Keshillit Ekonomik te PS-se, Rama akuzoi qeverine se po perdor politika te gabuara. PS kritikon edhe shkurtimet e shpenzimeve buxhetore duke paralajmeruar situate dramatike per muajt e ardhshem.

"Jemi në prag të një rishikimi shumë të vonuar të buxhetit, i cili konsiston në shkurtimin e 1/4 dhe konsiston në shkurtimin e shpenzimeve kapitale duke sjellë një situatë dramatike për punësimin. Kemi një kryeministër i cili shfaqet para publikut me 3.2 mld euro gënjeshtra, duke folur për kredira të gjithëanshme, ndërkohë që nuk qe në gjendje të merrte, as 0.3 mld pak kohë më parë, pikërisht për shkak të një ekonomie e cila gjendet në krizë. Kemi nga ana tjetër një përshkallëzim të veprimtarisë korruptive të qeverisë që së fundi është lëshuar në një proces privatizimesh dhe tjetërsimesh të pasurisë publike në emër të mbledhjes së të ardhurave, por që në fakt e kontrollon këtë proces si një proces pasurimi të oborrit të familjes së pushtetit. Dua që ta bëjë të qartë dhe ta them fare shkoqur që këto tjetërsime të pasurisë publike nëpërmjet procesesh tërësisht jotransparent ne i konsiderojmë kriminale dhe do ti anulojmë qysh në fillim të ardhjes sonë në qeveri", deklaroi Rama.

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›