Kreu i ekzekutivit ne samitin e nivelit te larte te NATO-s

Kryeministri Sali Berisha do ndjeke edhe komitetin NATO-Rusi
Kryeministri Sali Berisha u nis dje ne mesdite per ne Lisbone Portugali ku do te marre pjese ne samitin e nivelit te larte te NATO-s ne te cilin do te diskutohet per konceptin e ri strategjik te Aleances. Ne kete samit do te marrin pjese kryetare shtetesh dhe qeverish te 28 vendeve anetare si dhe perfaqesues te larte te Bashkimit Europian dhe te institucioneve nderkombetare. Ky eshte samiti i pare ne nivel kryetaresh shtetesh dhe qeverish ku pjesemarrese do te jete dhe Shqiperia. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Berisha dhe ne perberje te tij jane ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ministri i Mbrojtjes Arben Imami ambasadori shqiptar ne NATO Artur Kuko si dhe zyrtare te tjere te larte. Kryeministri Berisha diten e premte do te marre pjese ne takimin e Keshillit te Atlantikut te Veriut ne nivelin e kryetareve te shteteve dhe qeverive. Ndersa te shtunen paradite ne vijim te axhendes se samitit Kryeministri Berisha do te marre pjese ne seancen e diskutimeve mbi Afganistanin dhe ne mesdite do te jete i pranishem ne seancen kushtuar marredhenieve te NATO-s me Rusine qe zhvillohen ne nivelin e kryetareve te shteteve dhe qeverive.
Takimi i krereve te NATO-s/Udheheqesit boterore qe do te mblidhen kete jave ne Lisbone per takimin e NATO-s pritet te diskutojne mbi te ardhmen e Aleances rolin e saj ne bote dhe marredheniet me Rusine. Aleanca po perpiqet te ripercaktoje misionin e saj ndersa hyn ne dekaden e dyte te Shekullit 21. Ushtaret e NATO-s ne Afganistan. Aleanca me e suksesshme ushtarake e botes e ka lidhur reputacionin e saj me kete konflikt. Forca Nderkombetare e Sigurise e NATO-s ose ISAF ka me teper se 130 mije trupa nga te 28 vendet anetare. Shumica e tyre jane amerikane dhe Jonathan Eyal i Institutit Mbreteror te Londres thote se e ardhmja e NATO-s varet nga udheheqja amerikane. Udheheqesit pritet te diskutojne per denimin kohet e fundit te sulmeve te NATO-s ndaj militanteve te dyshuar. Presidenti afgan Hamid Karzai i ka denuar sulmet gjate nates per te cilat ai thote se po minojne mbeshtetjen afgane per luften. Ne takimin e Lisbones po ashtu mund te diskutohet nje plan per ti dhene fund misionit luftarak ne Afganistan deri ne vitin 2014. Ne rendin e dites eshte edhe Rusia. Presidenti rus Dmitri Medvedev do te marre pjese ne takim. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s thote se Rusia dhe NATO do te bashkepunojne ne Afganistan. Marredhenia e Rusise me NATO-n filluan ne vitin 1989 pas renies se Murit te Berlinit. Koncepti i saj i ri i Strategjise synon ta pozicionoje Aleancen ne shekullin e 21-te dhe thekson si perparesi sigurine kibernetike dhe mbrojtjen nga raketat. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s thote se takimi i Lisbones do te jete historik se ai do te tregoje per nje Aleance te re dhe te modernizuar ndersa kalon nga nje strukture ushtarake ne nje qendrim me mbrojtes syte do te jene tek Afganistani. Deshtimi atje ose perceptimi i dobesise mund ta demtoje NATO-n dhe aspiraten e saj ne te ardhmen.
...