E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate per buxhetin te Siguria PS Policia nuk ka mjetet e duhura

TIRAN- Debate mes deputeteve te opozites dhe mazhorances ne Komisionin e Sigurise per projekt buxhetin e vitit 2011. Sipas deputetit te PS-se Ilir Gjoni buxheti nuk eshte i mjaftueshem dhe si i tille nuk do te ndikoje ne permiresimin e policise dhe sherbimit te saj ndaj qytetareve.

Pas kritikave ka reaguar ministri i Brendshem Lulzim Basha sipas te cilit buxheti eshte detajuar me kujdes eshte i mjaftueshem dhe do te plotesoje te gjitha nevojat. Duke iu referuar zgjedhjeve te ardhshme vendore Basha deklaroi se buxheti eshte i mjaftueshem per gjendjen civile. Buxheti eshte i mjaftueshem per zgjedhjet e ardhshme- tha Basha.

Por kane reaguar menjehere socialistet per te cilet nje buxhet i tille nuk permbusht kushtet e kerkuara dhe as standardet e duhuar per policine.
Duke folur ne komision deputeti i PS-se Asllan Dogjani kujtoi se krimi eshte rritur ndjeshem ne vend dhe per kete flasin zhvillimet me te fundit. Kurse deputeti Pirro Lutaj u ndal ne kushtet mjerane ne te cilat punon policia pa pa mjetet e nevojshme.

Kunder jane shprehur deputetet e mazhorances per te cilet policia me shume se njehere eshte perballur me dhunen e deputeteve socialiste. Sipas tyre opozita ne vend te inkurajoje forcat policore ben te kundertetn duke iu leshuar akuzave.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›