E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i KE-se kritikoi bojkotin PS pengese per statusin kandidat

19-11-2010 / Gazeta 55

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi i kunderpergjigjet opozites


Ministri i Puneve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi deklaroi dje ne seance plenare se raporti i Komisionit Europian ben pergjegjese opoziten per shkak te bojkotit te vazhdueshem te institucioneve. Ministri Olldashi tha se rekomandimet e raportit te Komisionit Europian per qeverine shqiptare kane te bejne me bojkotin e opozites ndaj institucioneve. Olldashi u shpreh se detyrimi i pare i KE-se eshte sigurimi i funksionimit te parlamentit mbi bazen e nje dialogu konstruktiv dhe te qendrueshem mes partive politike. Kjo sipas tij do te thote qe opozita duhet te kthehet ne Parlament per te diskutuar p/ligjet ligjet dhe per te propozuar amendamente dhe jo per te krijuar kaos sic ndodh ne fund te cdo seance. Ne jemi ne sinkron me KE-ne por duhet qe ky sinkronizim te vije edhe nga krahu tjeter u shpreh Olldashi. Rekomandimi i dyte theksoi ai eshte miratimi i ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar votash. Sipas Olldashit ka me shume se nje vit qe nje numer i madh ligjesh presin votat e opozites e cila largohet nga salla sa here qe keto ligje vihen ne rend dite. Ministri Olldashi theksoi se edhe Avokati i Popullit qe eshte nje rekomandim i KE-se i eshte propozuar opozites por ajo nuk ka pranuar ta propozoje. Per sa i takon rekomandimit per permiresimin e kodit zgjedhor ministri Olldashi beri te ditur se mazhoranca eshte shprehur e gatshme te pranoje cdo lloj amendamenti te opozites. Sipas Olldashit reforma ne sistemin gjyqesor mbahet peng nga opozita. Ne nuk mund te marrim asnje reforme te njeanshme ne gjyqesor per sa kohe opozita vete perjashtohet nga ky proces dhe nuk e ndjen detyrim per te reformuar nje sistem qe po behet problematik gjithnje e me shume per cdo qytetar shqiptar theksoi ministri Olldashi. Nje tjeter rekomandim theksoi Olldashi eshte zbatimi me rigorozitet i strategjise kunder korrupsionit. Kemi 12 vjet qe kerkojme heqjen e imuniteteve por opozita e bllokon kete iniciative tha ai. Ai vuri ne dukje se ndersa policia shqiptare lufton me krimin opozita lufton me policine. Ne gamen e ketyre rekomandimeve vijoi Olldashi ne ende nuk kemi marre nje pergjigje nga opozita pervec skenarit te Dukatit ku ajo ka bere thirrje per kryengritje te dhunshme dhe sinkronizimit me Aldo Baren. Eumlshte detyrimi i kesaj opozite te dale dhe te thote se nuk jemi per kryengritje te dhunshme dhe se nuk ka as lidhje te reja dhe as te vjetra me Aldo Baren deklaroi Olldashi. Reagimi i ministrit Olldashi erdhi pas deklarates se deputetit socialist Taulant Balla i cili tha se raporti i KE per refuzimin e statusit per integrimin ne BE te Shqiperise kishte nje mesazh te qarte. E keni rrugen e hapur per integrim por pa Sali Berishen tha deputeti socialist Balla. Ndersa ministri Olldashi tha se rekomandimet e raportit te Komisionit Europian per qeverine shqiptare kane te bejne me bojkotin e opozites ndaj institucioneve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›