E Diel, 1 Nëntor 2026

Vokshi Inspektoriati i Larte i Kontrollit ne Policine e Kosoves nis hetimet

Zv.komandati Osmanollaj Zonja Vokshi perdori nje fjalor tejet te papershtatshem te padenje edhe per nje qytetar te rendomte zakonshem.


Nje dyzine qeveritaresh dhe zyrtare te larte te policise nga te dy vendet takohen urgjent ne Kukes. Takimi mbahet top secret


KUKS - Inspektoriati i Larte i Kontrollit ne Policine e Kosoves ka marre ne shqyrtim dosjen Vokshi ne Gjykaten Komunale te Prizrenit. Te dielen ne mesdite policia kufitare ne Vermice ndaloi deputeten e Parlamentit te Shqiperise Albana Vokshin per fyerje ndaj policit ne kryerjen e detyres se tij zyrtare dhe per moszbatim te urdhrave te personit zyrtar.


Te enjten dy inspektore te Inspektoriatit te Larte ne Policine e Kosoves kane shkuar ne Gjykaten Komunale te Prizrenit dhe kane filluar hetimet e dosjes lidhur me ligjshmerine e veprimit te policise ndaj deputetes Albana Vokshi. Nuk mund te jap asnje prononcim pa lejen e kryetarit lidhur me ceshtjen Vokshi.


Kjo dosje po hetohet nga dy inspektore te Inspektoriatit te Larte te Policise te ardhur nga Prishtina deklaron gjyqtari i Gjykates Komunale te Prizrenit Gani Kastrati. Nderkohe gjyqtari Kastrati sqaron se nuk eshte krijuar enkas ndonje trup gjykues te dielen per ceshtjen Vokshi.


Gjykatat Komunale ne Kosove funksionojne gjate 24 oreve me nje gjyqtar te gatshem per gjyqet me procedure te pershpejtuar qe jane kryesisht kundervajtje penale dhe kane te bejne me autore shtetas te huaj sqaron Kastrati.


Nderkaq te merkuren pasdite ka kaluar piken e kalimit kufitar te Vermices nje dyzine qeveritaresh ne detyre dhe zyrtare te larte te policise se Kosoves te cilet jane takuar ne Kukes me homologet nga Shqiperia.


Ministri i Brendshem ne detyre i Kosoves Bajram Rexhepi drejtori i Policise se Kosoves Reshat Maliqi ushtruesi i detyres se drejtorit te Kufirit Shaban Guda jane takuar ne Kukes me ministrin shqiptar te Puneve te Brendshme Lulzim Basha ministrin e Drejtesise Bujar Nishani drejtorin e Policise se Shtetit Hysni Burgaj drejtorin e Policise Kufitare Pellumb Nako etj.


Takimi eshte mbajtur top secret nderkohe qe policia eshte kujdesur ne menyre te vecante qe perfaqesuesit e mediave te mos afroheshin ne hotelin ku zhvillohej takimi. Nje kujdes i vecante eshte treguar edhe ne perfundim te takimit ku automjetet e zyrtareve te larte jane afruar deri tek dera e hotelit. Ministri Lulzim Basha eshte mjaftuar duke pershendetur me dore gazetaret nga makina.


I vetmi qe eshte pershendetur fizikisht me perfaqesuesit e mediave ne Kukes nisur nga njohjet e meparshme ka qene drejtori i Pergjithshem i policise Hysni Burgaj. Ishte vecse nje takim privat eshte mjaftuar te deklaroje shkurtimisht Burgaj.


Por ecejaket e zyrtareve te larte shteterore te te dy vendeve vetem 24 ore pas ngjarjes me zonjen Vokshi kane vene ne panik efektivet e policise kufitare qe kane sherbyer te dielen ne Vermice. Nuk na lejohet qe te japim asnje prononcim lidhur me ngjarjen. Per cdo gje drejtohuni zotit Shaban Guda ne Prishtine apo zyres se shtypit.


Por si qytetar i ketij vendi dhe si shqiptar dua te them se zonja deputete ka perdorur ndaj nesh nje fjalor tejet te papershtatshem dhe te padenje edhe per nje qytetar te rendomte pohon zv.komandanti i pikes se Kalimit Kufitar te Vermices Shaban Osmanollaj. Nderkohe qe nje burim nga Gjykata Komunale e Prizrenit pohon se te njejtin fjalor zonja Vokshi e ka perdorur edhe gjate gjykimit.


Ndersa numri dy i pikes se kalimit kufitar te Vermices shpreh rezerva per persona te veshur me pushtet nga Shqiperia te cilet provokojne policine e Kosoves ne kerkim te shkeljes se ligjit.


Nuk eshte hera e pare qe zyrtare nga Shqiperia krijojne incidente. Duke perfituar se jemi police shqiptare ata kerkojne privilegje duke shkelur ligjin nderkohe qe keto kerkesa nuk i kishin kur ketu sherbente UNMIK-i apo KFOR-i deklaron Osmanollaj.


Por tjeter gje deklaron policia shqiptare. Zyrtare te policise kufitare te Kukesit deklarojne se policia e Kosoves ka tejkaluar cdo kompetence lidhur me trajtimin e deputetes Albana Vokshi e cila sipas tyre eshte mbajtur e izoluar per rreth 8 ore derisa eshte paraqitur ne Gjykaten Komunale megjithese perfaqesues te policise shqiptare perfshi edhe drejtorin e policise kufitare kane njoftuar homologet per statusin e zonjes Albana Vokshi.


Policia kufitare ne Vermice ka ndaluar te dielen rreth ores 1330 deputeten e mazhorances ne parlamentin e Shqiperise Albana Vokshin kur kjo e fundit ka tentuar te kaloje pa radhe ne pike-kalimin kufitar te Vermices.


Deputetja Vokshi me bashkjetuesin e saj Arjan Tartari dhe nje zyrtar te larte te Ministrise se Kultures po shkonin per ne Kosove. Nderkohe qe gjykata Komunale e Prizrenit e ka lene te lire deputeten Vokshi pasi i ka shqiptuar nje gjobe prej 250 eurosh nen akuzen per fyerje ndaj policit ne kryerjen e detyres se tij zyrtare dhe per moszbatim te urdhrave te personit zyrtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›