Kreu i grupit të PD, Astrit Patozi: Propozimi i Ramës, shkelje flagrante e Kodit Zgjedhor

Mazhoranca thekson edhe njëherë se propozimet e kryesocialistit bien ndesh me ligjin elektoral, kolegjin zgjedhor dhe vendimet e gjykatës Kushtetueese, për komisionet hetimore. Viktor Gumi: Zbori që Rama u bën deputetëve në çadrat e fushimit, shfaqja më qesharake e teatrit ambulant
Edi Rama kërkon të dhunojë së fundmi edhe Kodin Zgjedhor, duke bërë një propozim që bie ndesh me nenet e firmosura edhe nga vetë ai, të dokumentit elektoral. Kështu u shpreh sot kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, duke theksuar se opozita nuk ka asnjë fakt për manipulim të zgjedhjeve.
Deklarata e plotë për shtyp e deputetit dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi:
Propozimi i fundit i zotit Edi Rama është njëkohësisht edhe dhunimi i fundit që kryetari i Partisë Socialiste po kërkon t’u bëjë kushtetutës, ligjeve, kodeve dhe vendimeve te gjykatave të vendit. Dje ai deklaroi që komisioni hetimor parlamentar të hapë kutitë e materialeve të votimit, kurse për kutitë e fletëve të votimit të pyetet Komisioni i Venecias. Kjo kërkesë e tij bie në kundërshtim flagrant me Kodin Zgjedhor dhe konkretisht me nenin 178, pikën 6, ku thuhet shprehimisht: “Pas përfundimit të afatit për ankimime, sipas këtij Kodi, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve hap të gjitha kutitë e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit si dhe tabelat dhe procesverbalin e numërimit të fletëve të votimit dhe ia dërgon ato Arkivit Qëndror te Shtetit. Të gjitha fletët e votimit dhe kundrafletët digjen nën mbikqyrjen e KQZ-së”. Kodi Zgjedhor, me këtë nen, i cili bazohet në parimet themelore të Kushtetutës së vendit, ka percaktuar qartë të gjitha qëndrimet e detyrueshme ligjore, që mbahen ndaj materialeve zgjedhore dhe fletëve të votimit. Duke sanksionuar se është KQZ ai që hap kutitë e votimit dhe se hapja e kutive të materialeve zgjedhore dhe dërgimi e tyre ne arkivë, për arsye themelore kushtetuese, shoqërohet me asgjësimin e fletëve të votimit. çdo qëndrim tjetër i ndryshëm është anti-ligjor dhe anti-kushtetues. Propozimi i djeshëm i zotit Rama bie ndesh gjithashtu me vendimin e Kolegjit Elektoral, i cili në përputhje me Kodin Zgjedhor (nenet 116 dhe 118) ka vendosur se nuk mund të ketë hapje të kutive dhe rinumërim, në mungesë të votave të kundërshtuara gjatë procesit te numërimit. Sic dihet tashmë, zoti Rama nuk disponon asnjë dokument për kundërshtim të votave gjatë numërimit. Propozimi i fundit i zotit Rama bie ndesh edhe me vendimin Nr.18, të vitit 2003, të Gykatës Kushtetuese, i cili shprehet prerë se “Komisionet Hetimore Parlamentare, bazuar në parimin e ndarjes se pushteteve, nuk mund të shqyrtojnë cështje të veprimtarisë së juridiksionit të gjykatave”. Dhe po ashtu me vendimin Nr.24 te vitit 2004, të po kësaj gjykate që përcakton se “komisionet hetimore hetojne vetëm mbi bazë faktesh, dhe jo akuzash te pafaktuara”. Por ndërkohë, propozimi i fundit i zotit Rama është një keqinterpretim i hapur i deklaratave të Komitetit Presidencial të Asamblesë Parlamentare të Keshillit të Europës dhe Byrosë Parlamentare të tij, të cilat theksojnë mundësinë e kërkimit të opinionit nga Komisioni i Venecias, por kjo nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese, lidhur me mandatin e komisionit hetimor parlamentar dhe vecanërisht për cështjen e hapjes se kutive. Vendimet e Gykatës Kushtetuese të vendit janë te formës se prerë dhe përfundimtare. Eshte vetëm kjo Gjykatë, e cila po e pa të arsyeshme, mund t’i drejtohet Komisionit te Venecias për të dhënë mendim për vendimet e saj. Dhe natyrisht, në asnjë rast apo rrethanë, si garante e kushtetutës, asaj nuk mund t’i bëhet presion me greva politike. Partia Demokratike konfirmon edhe një herë qëndrimin e saj të hapur për dialog dhe transparencë te plotë, duke theksuar se gjithcka mund të bëhet vetëm në respekt të kushtetutës dhe ligjeve të vendit.
Viktor Gumi: Zbori që Rama u bën deputetëve në çadrat e fushimit, shfaqja më qesharake e teatrit ambulant
“Para 16 ditesh zoti Edi Rama ka urdheruar fillimin e zborit. Kampit te refugjateve apo fushimit ne cadra i mungon vetem nje elemenet thelbesor, transparenca. Deputetet e cadrave qe nuk kane vene gje ne goje per 16 dite rresht - sic thote kryetari Rama - kane filluar se fundmi me leje dhe pa leje te ikin nga cadra e zborit. Zbori qe zoti Rama i ben deputeteve ne cadren e fushimit dhe para ish zyrave te Komitetit Qendor eshte shfaqja me qesharake qe nje trupe teatrale mund te vere ne skene. Ftojmë bllokmenët e rinj të heqin sytë nga zyrat e babit. Këto zyra nuk nuk mund të merren pa vënë gjë në gojë apo me para në dorë që ju jepen zboristëve në cadra.
...