E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-të përndjekurit s’harrojnë dot...

Natyrisht objekt i ketij shkrimi nuk eshte analiza e mesazhit qe Ana Frank u la brezave per te qene vigjilent, qe te mos pendohen per veprimet e kryesisht per mosveprimet e tyre, kur jane akoma ne kohe, per te mos lejuar perseritjen e dramave, qe popujve i kane shkaktuar dhimbje dhe viktima. Nuk eshte objekt i ketij shkrimi, fakti qe ne shumë pjese te globit, ky mesazh nuk u perceptua drejt ose u nenvleftesua, si ne Kube, Venezuelë e vende te tjera. Arsyeja per te sjelle ne vemendjen e qytetarëve tane kete mesazh lapidar, eshte rreziku qe shoqeria shqiptare dhe komuniteti nderkombetar, te gjenden perseri ne piken ku fillon analiza; perse gabuam perseri? Eshte me te vertete shumë shpejt qe te harrohet eksperienca e "Vitit te mbrapshte ‘97", siç do e therriste shkrimtari i madh e atdhetari i madh Ismail Kadare, ate tragjedi, pasojat e te ciles i vuajme akoma sot, pavaresisht se dikush - si i ashtuquajturi prof.Qosja - e quajti "revolucion i vonuar demokratik". Tashme nuk ka asnje dyshim se objekt i te ashtuquajtures proteste eshte marrja e pushtetit me dhune. Eshte nje komplot i mirefillte per te destabilizuar vendin, nje tentative per te perseritur ’97-n. Protesta si mjet sensibilizimi, si mjet qe ne menyre demokratike shpreh pakenaqesine per veprime te caktuara, per padrejtesi ose thjeshte si mjet per te terhequr masat ne veprimin tend politike, atëhere kur populli te thirret per te vleresuar punen e qeverise e aksionin tend politik, eshte plotesisht e drejte dhe legjitime. Kur protesta i kalon caqet e sensibilizimit te opinionit - e duhet ta pranojme se ne kete rast i ka kaluar caqet - dhe orientohet drejt veprimeve qe bien ndesh me kushtetuten e ligjet e vendit, kthehet ne nje mjet te rrezikshem per sigurine dhe stabilitetin e vendit. Eshte fakt i pranuar, si nga faktori nderkombetar, si nga opinioni vendas, se zgjedhjet e vitit te kaluar, jo vetem qene me te mirat e deritanishme, po qene brenda tere standardeve nderkombetare e mund te themi pa drojtje se gabojme, qene te lira dhe demokratike. Fakt i pranuar edhe nga Edi Rama, deri ne momentin qe e kuptoi se doli i humbur nga loja ne prapaskene qe po bente si me PD e veçanerisht me ate qe ai kujtonte se i bente hije ne spektrin e majte, Ilir Metën. Ne qofte se protesta behet per t’i dhene mundesine popullit, qe ne te ardhmen, te eliminoje te metat qe mund te jene konstatuar gjate procesit te votimit ose numerimit, nuk ka nevoje qe te shoqerohet me thirrje e veprime qe na kujtojne tragjedine e ’97-s. Kjo proteste e tejzgjatur me "greva urie" qe edhe mbas 14 ditesh protagonistet dalin e mbajne fjalime revolucionare, atyre qe ne burgjet komuniste e aplikuam kete si mjet ekstrem proteste, i bene te qeshin. Jo dy jave, po mjaftojne disa dite, qe njerëzit ne greve urie te mos jene ne gjendje te japin intervista si debatikasi Velija ose komunisti Xhafa. Thirrjet per mosbindje civile, qe nuk jane as me pak as me shumë se thirrje per dhune, qe mund te çojne ne konfrontime, jane nje arsye qe populli t’i pres hovin sharlatanëve politike te tipit Ngjela e Ndoka. Te mos harrojme se si filloi ’97-a. Sot jemi ne paradhomen e asaj tragjedie qe ka per protagonistë te njejtet njerez si atëhere. Njerëzit e te famshmit 'Forum per Demokraci" qe u perdor si gjethe fiku, per te maskuar kunderrevolucionin sigurimso-komunist, njerëzit e Komiteteve te Shpetimit, frymëzues te tyre si Gjinushi e intelektualë te tipit Zogaj, që po ferkojne duart, me shpresen se tragjedia qe po pregatisin do i beje pjesëtare ne ndarjen e tortes se pushtetit, edhe pse populli me voten e lire e me ndihmen e Haxhi Qamil Rames (duhet t’ja njohim kete merite) i flaku dhe u çori masken e te djathtit e të demokratit. Eshte koha qe komuniteti nderkombetar t’i thote Mjaft nje aventurieri politik, nje anarkisti te lindur si Haxhi Qamil Rama. Eshte koha qe komuniteti nderkombetar t’u thote "Stop" ish-sigurimsave dhe kriminelëve te tipit Alia, Gjinushi apo Ruçi, sharlatanëve te tipit Ngjela e Ndoka, qe neser mos te jete teper vone e qe mos te detyrohen te perserisin operacione te tipit "Pelikan" ne nje zone aq konfliktuakle e problematike si Ballkani.
Shqiptarë, mos harroni ‘97-n

Autori është ish-i përndjekur politik, eksponent i diasporës shqiptare në SHBA

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›