Berisha, turi ne baze "Shqiperia ne NATO"
Kryeministri Berisha prej tashme nje muaji ka nisur edhe turin e tij "Shqiperia ne NATO". Duke shkuar neper qyteteve dhe komuna te vendit, Berisha ka theksuar edhe arritjet e qeverise qe, sipas tij, kane bere qe vendi te marr edhe ftesen e anetaresimit per ne NATO ne Samitin e Bukureshtit, ne prill te ketij viti. Kreu i qeverise ka zgjedhur fundjavat per te shkuar ne qytete te ndryshme te vendit dhe per te dhene aty mesazhet qe reformat do te vazhdojne, duke qene se prioritete te qeverise jane anetaresimi me te drejta te plota ne NATO dhe Bashkimin Evropian. Dy dite me pare, Kryeministri Berisha mblodhi edhe Keshillin Kombetare te kesaj partie, per te deklaruar aty se turi drejt bazes duhej vazhduar edhe nga perfaqesuesit e tjere te partise. Po keshtu, sipas Berishes, perfaqesuesit e kesaj partie duhet te jene te kujdesshem per te forcuar edhe deget dhe nendeget e PD-se ne rrethe, duke qene se ne zgjedhjet e ardhshme do te jene keto dege dhe jo kandidatet, ato qe do te bejne fushaten zgjedhore.