E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një tërmet i lehtë lëkund Tiranën

Lëkundje të lehta tërmeti janë shënuar ditën e sotme rreth orës 17:20 në kryeqytet. Sipas qendrës sizmiologjike në Tiranë lëkundjes e tërmetit kanë qenë me intesitet të ulët. Tërmeti e ka pasur epiqendrën 22 km në jugperëndim të Tiranës pranë Pezës së Madhe ku lëkundjet kanë qenë 5 ballë dhe magnetuta është 3.89 e shkallës rihter. Mësohet gjithashtu se lëkundjet e tërmetit janë ndiher 4-5 ballë në Tiranë. Gjithashtu mësohet se nuk ka pasur dëme materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›