Kreu i opozitës Rama takim me aleatët
Një ditë para mbjedhjes së Asamblesë kombëtare të Partisë Socialiste Kryetari i saj Edi Rama ka mbledhur aleatët për të diskutuar për krizën politike si dhe për axhendën e protestave që opozita ka paralajmëruar të nisë së shpejti.
Në tryezen e cila po zhvillohet në këto momente kanë marrë pjesë krerët e partive aleate me PS-në si Paskal Milo, Spartak Ngjela, Nard Ndoka, Skënder Gjinushi si dhe ish deputeti Preç Zogaj.
Ndërkohë ditën e djeshme kreu i PS-së Edi Rama deklaroi se reagimi i opozitës në lidhje me videopërgjimin ndaj Ilir Metës do të jetë i fortë, dhe se Asambleja Kombëtare do të shpall konkluzionet dhe reagimet përkatëse.