E Shtunë, 31 Tetor 2026

Omonia feston e ndare 20-vjetorin e themelimit

Gjirokaster

Sindromi i vjeter i subjekteve politike shqiptare per festimin dhe organizimin politik te ndare ne dy pale dhe me dy krena ka perfshire me se fundi edhe Omonian organizaten me te madhe te perfaqesimit etnik te grekeve ne Shqiperi. Paraditen e se martes ne fshatin Dervician te Dropullit te Poshtem ne rrethin e Gjirokastres pikerisht ne vendin ku 20 vjet me pare me 11 janar te vitit 1991 eshte themeluar dhe pagezuar Omonia kjo dite eshte festuar dhe perkujtuar vetem nga nje pjese e themeluesve dhe lidereve historike te kesaj organizate. Sipas ish-deputetit socialist aktualisht deputet perfaqesues i LSI-se Vangjel Tavo mesohet se ai ka nje ftese per diten e diel per te marre pjese ne festimet e 20-vjetorit te themelimit te Omonias. Keshtu qe diten e diel ne daten 16 janar do te kremtohet e njejta ngjarje por kesaj here organizuar nga kreret aktuale te Omonias dhe PBDNJ-se perkatesisht Vasil Bollano dhe Vangjel Dule. Dy nga themeluesit e Omonias ish-deputeti Panajot Barka dhe ish-lideri Theodhori Bezhani kane qene organizatoret e festimeve te se martes. Ata i kane dorezuar ne menyre simbolike krereve te partise se re MEGA dosjen me aktet doreshkrimore te themelimit statusin dhe dokumente te tjera duke dhene keshtu nje prove per perkrahjen qe ata i japin kesaj partie. Sipas ish-deputetit Panajot Barka themeluesit e Omonias ndihen te zhgenjyer nga udheheqja aktuale e organizates dhe dorezimi i akteve kryhet per te vazhduar endrren e themeluesve per nje parti etnike qe te perfaqesoje interesat e verteta te minoritetit. Organizata Omonia qe e ka te shtrire veprimtarine e saj kryesisht ne rajonet jugore te Shqiperise aktualisht gjendet e percare ne disa drejtime pasi pjesa zyrtare e saj mbeshtet PBDNJ nderkohe qe nje pjese e mire e saj ku perfshihen shumica e themeluesve te organizates eshte duke grumbulluar firma mbeshtetese per partine e re MEGA. Kjo e fundit deri tani eshte shfaqur me idene e bashkimit te minoritetit etnik grek dhe si nje kundershtare e forte e PBDNJ-se qe deri me tani eshte prezantuar si forca e vetme politike perfaqesuese e komunitetit me te madh te minoriteteve etnike ne Shqiperi.

.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›