Prezantohet projekti i bypass-it te qytetit
Prezantohet ne Bashkine e Shkodres faza e pare e ndertimit te bypass-it per qytetin. Paraditen e djeshme eshte zhvilluar nje takim pune i zgjeruar me pjesemarrjen e drejtuesve me te larte lokale te nje grupi ekspertesh te Ministrise se Transportit dhe Puneve Publike si dhe specialiste te ndryshem te fushes se ujerave. Qellimi i ketij takimi ishte prezantimi i pare i projektit te ndertimit te ketij bypass-i. Fillimisht eshte prezantuar projekti i gjurmes nga do te kaloje ky bypass i cili pritet qe te kryeje dy funksione se pari si argjinature per te mbrojtur pjesen perendimore te qytetit te Shkodres nga permbytjet e ujerave te liqenit dhe se dyti si bypass dhe rruge shpejtesie e cila do te sherbeje per lidhjen e rruges Shkoder-Hani i Hotit me Tiranen dhe Velipojen. Kjo rruge eshte parashikuar te kete nje gjatesi rreth 4.5 kilometra dhe nje gjeresi qe shkon nga 11 ne 54 metra. Ndertimi i ketij projekti ka nje rendesi shume te madhe per qytetin e Shkodres pasi jo vetem mbron qytetin ne rast permbytje nga rritja e nivelit te ujerave te Liqenit te Shkodres por ai do te kete impaktin e vet ne zhvillimin urban te zones. Nuk duhet harruar se zona qe ndodhet ne pjesen perendimore te qytetit dhe qe shtrihet buze liqenit eshte rreth nje e gjashta e siperfaqes se qytetit te Shkodres ka pohuar kryetari i Bashkise Shkoder Lorenc Luka.
.