Situata në Liban

Presidentii i SHBA-së Barak Obama kritikon lëvizjen shiite të Hezbollahut që kanë çuar në rrëzimin e qeverisë me tërheqjen e ministrave të tyre. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se përjekjet e Hezbollahut për rrëzimin e qeverisë tregojnë vullnetin për të penguar qeverinë të bëjë punën e saj dhe t`i përgjigjet aspiratave të popullit libanez. Kryeministri Saad Hariri, i cili takoi presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë është larguar menjëherë nga SHBA-ja për t`u rikthyer në atdhe.
Sot njëmbëdhjetë ministra libanezë që i përkasin lëvizjes shiite të Hezbollahut dhe aleatëve të saj dhanë dorëheqjen nga qeveria e unitetit kombëtar të kryeministrit Saadf Hariri.