E Diel, 1 Nëntor 2026

Më 1 qershor, zgjedhje të parakohshme në Maqedoni

Në Maqedoni janë shtuar kërkesat e partive opozitare për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Të gjitha forcat politike të opozitës duke përfshirë ato maqedonase dhe shqiptare kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve, duke akuzuar pushtetin aktual për dështim në planin ekonomik dhe bllokimin e proceseve evrointegruese.

Për zgjedhje të parakohshme ekziston një disponim i mirë edhe tek partia shqiptare në pushtet BDI.

Sipas agjensisë së lajmeve INA, në fund të majit ose fillim të qershorit do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim por edhe të VMRO-DPMNE-së 1 qershorin e kalkulojnë si datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve.

Gjithçka është në duart e kryeministrit Gruevski, i cili sipas të gjitha gjasave do të vendos për të shkuar në zgjedhje të parakohshme pasi të kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pritet që vendimi për zgjedhjet e parakohshme të shpallet më 5 apo 6 mars, pikërisht në kongresin e partisë më të madhe në pushtet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›