Kreu i policisë bashkiake sot në gjykatë

Kreu i policisë bashkiake Florenc Hoxha është paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës pas kërkesës së prokurorisë e cila merr shkas nga padia e bërë nga dy punonjëset e Drejtorisë së Taksave për dhunë fizike ushtruar ndaj tyre.
Ditën e djeshme Prokuroria e Tiranës kërkoi që kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha të pezullohet nga puna, ndërsa grupi i këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës kërkoi edhe njëherë mbledhjen e Këshillit Bashkiak lidhur me dhunën e ushtruar sipas tyre nga kreu i Policisë Bashkiake.
Kryetari i grupit të këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi tha në një prononcim për mediat se grupi i këshilltarëve të djathtë nuk ka pranuar një kërkesë të tillë edhe pse rregullorja parashikon këshilli bashkiak duhet të mblidhet me firmën e mbi 1/3 e këshilltarëve.