E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, dogji 120 rrënjë ullinj, procedohet 47-vjeçari

Policia e Vlorës kanë nisur procedimin penal për një person të dyshuar si autori që i vuri zjarrin dhe dogji 120 rrënjë ullinj në pronësi të një bashkëfshatari të tij.
 

Sipas policisë po procedohet në gjendje të lirë 47-vjeçari Feti Hakan Nazëraj, banues në fshatin Sevaster në Vlorë.
 

Ai ka shkatërruar në muajin gusht rreth 120 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit 56-vjeçar me iniciale Z. D., banues në fshatin Sevaster.
 

Feti Nazëraj është nën akuzë për veprën penale të shkatërrimit të pronës me zjarr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›