Padia e Priftit ndaj ILDKP-së, shtyhet seanca gjyqësore

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ILDKP-së pas padisë së ish-ministrit të ekonomisë Dritan Prifti për të anuluar gjobën e vënë nga ky institucion. Seanca e sotme është shtyrë pas mungesë së relatores së çështjes Mirela Fana.
Ish-Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës Dritan Prifti me anë të një padie në gjykatë, ka kërkuar anulimin e gjobës prej 300 mijë lekë të reja, të vendosur ndaj tij me akuzën e konfliktit të interesit në emërimet që ka bërë në dikasterin e drejtuar prej tij.
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, pasi verifikoi pretendimet e ngritura në media mbi pasurinë e ish-ministrit dhe emërimin e administratorit të kompanisë Fortis në administratën e Ministrisë, vendosi gjobitjen e tij me tre milionë lekë.
Në padinë e Priftit thuhet se ai kishte hequr dorë nga pronësia në kompaninë Fortis e cila administrohej nga bashkëshortja e tij. Prifti i ka kërkuar gjykatës anulimin e gjobës së vënë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ndaj tij.
Më herët, Prifti e ka konsideruar të dyshimtë, tendencioz dhe politik, raport-kontrollin e Inspektoriatit.