E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohen për vjedhje dy të mitur

Dy të mitur janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës pasi akuzohen për një seri vjedhjesh në kryeqytet dhe në qytetin e Lezhës.

Sipas policisë së kryeqytetit gjatë operacionit të koduar “Krik” janë arrestuar dy të miturit Julian A. 16 vjeç dhe Engli I. 17 vjeç të cilët akuzohen për 26 vjedhje në Tiranë dhe në Lezhë.
 

Sipas zëdhënëses së policisë dy të miturit janë arrestuar mbrëmjen e djeshme pranë lulishtes “1 Maji” në kryeqytet teksa po përpiqeshin të grabisnin një pikë bastesh në këtë zonë. Ndërkohë materialet në ngarkim të dy të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›