E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata rrëzon prokurorinë për shkarkimin e Florenc Hoxhës

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për shkarkimin nga detyra të kreut të policisë bashkiake Florenc Hoxha.
 

Një ditë më parë prokuroria kërkoi shkarkimin nga detyra të kreut të policisë bashkiake deri në përfundimin e hetimeve pas padisë të bërë nga dy punonjëset e Drejtorisë së Taksave për dhunë fizike ushtruar ndaj tyre.
 

Në një pronocim të shkurtër për shtyp vetë Hoxha theksoi se akuzat e ngritura ndaj tij kanë për qëllim ta pengojnë atë në zbatimin e ligjit dhe të jetë në shërbim të qytetarëve.
 

Dy punonjëset e drejtorisë së takimeve kanë depozituar në prokurori një padi ndaj kreut të policisë bashkiake Florenc Hoxhe me akzuzën e goditjes, fyerjes dhe kanosjes për të mos treguar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›