
Tiranë- Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuar (PAK) denoncon korrupsionin dhe padrejtësitë që po u bëhen nga institucionet dhe pushtetarët lidhur me fondet e akorduara për këtë shtresë vunerabël të shoqërisë sonë. Gazeta IDEA do të publikojë më poshtë denoncimin e plotë të dërguar në redaksinë tonë nga PAK.
Shkak per te ndermarre nje iniciative te tille, per te publikuar korrupsionin e qeverise Shqiptare dhe pushtetit lokal ne te gjitha fushat e jetes mund te gjesh ne cdo moment, por kete radhe kam nje obligim te vecante pasi jo vetem qe i sherbej gjithe shoqerise duke e denoncuar kete korrupsion por vecanarisht nje pjese me vunerabel te shoqerise sic jane PAK (Personat me Aftesi te Kufizuar)
Mora kete iniciative per dy arsye:
-Une momentalisht drejtoj nje shoqate te ketyre grupve, pas nje pune prej 4 vitesh tek ministria e puneve sociale ku kisha konstatuar shpesh here abuzimi, kisha ngritur zerin aq shume sa u bera problematik neper kembet e tyre dhe vendosen te me largonin me motivacionin e shkeljes se hirarkise. Para 2 javesh ne mengjes tek dera e zyrave te mia gjej nje grup te CEZ, qellimi i tyre ishte te nderprenin energjine pasi ishim debitor ndaj tyre ne nje shume prej 7400$
-Po vjen tre dhjetori dita nderkombetare qe PAK dhe qeveria jone duhet te shpikun nje bilanc per te mashtruar shoqerine per punet e mira qe ka bere per integrimin e tyre ne shoqeri, pershtatshmerine mjedisore qe keta te jene te barabarte me te tjeret, afrimin e nje arsimimi gjitheperfshires,ofrim sherbimesh sociale,reabilitim fizik, trajnime ne standarte europiane dhe deri ne punesimin e tyre. Bilanc shume tragjik po te futemi ne analizimin e te gjitha detajeve qe permenda me lart. Por me 3 dhjetor do kemi te gjithaq kamerat te drejtuara ndaj ca figurave gjoja politike shume te dashtun per ne, qe bejne dhe kane bere ne thonjeza cdo gje ndaj nesh, ne fakt nuk kane bere asgje por kane arritur shume here te mashtrojne ne emer tone shume donatore, dhe mos te na vije cudi por fondet e adresuara per ne i kane ndare dhe me donatoret dhe i kane futur ne xhepat e tyre.
Per keto arsye e detyrova te shkruaj ca rreshta:
Ne 2006 Ministria e puneve sociale krijoj agjencine e shperndarjes se sherbimeve sociale prane sherbimit social shteteror, me nje projekt te Bankes Boterore.Qellimi ishte qe te thitheshin projektet me te mire nga shoqatat e Fatesive te Kufizuara, per te ofruar sherbime komunitare ne bashkpunim me pushtetin lokal, do hidheshin ne formen e pilotimit te ketyre ideve rreth 3 miljon$, agjencia e shperndarjes se sherbimeve sociale do seleksiononte te gjitha idete, do perzgjidhte rreth 40 projekt ide dhe pasi keto projekt ide te kishin marre kete tip patente do nenshkruanin nje kontrate bashkepunimi dhe mbeshtetjeje nga pushteti lokal dhe do fillohej implementimi i ideve. Ne kete linje u fut qe ne 2006 dhe shoqata qe une drejtoj sot. Ideja e shoqates se paraplegjikeve “Shprese dhe Dashuri” konstatonte ne ngritjen e nje qendre rezidenciale per ata paraplegjike ku ne te njejten shtepi mund te ishin me shume se nje i tille, me qellim qe ne here pas here te ndihmonim familjaret e tyre duke mbajtur gjithnje ne kete shtepi njerin prej tyre, pra here njerin nje kohe pastaj nje here tjeter tjetrin. Ne projekt-ide mendohej qe bashkia e Tiranes te ofronte nje objekt per kete qellim, te restaurohej objekti, te mobillohej ne te gjitha aspektet si nje shtepi ne te cilen duhet te banonin rreth 15 persona me karrige me rrota dhe te mbahesh me financimin e kesaj shume te parashikuar ne projekt per nje afat kohore 12 muaj. Mendohej qe te punesoheshin po nga ky financim per 12 muaj rreth 12 punonjes social, sanitare, kujdestare dhe punonjes te tjere, do bliheshin nder te tjera, kompjutera, TV, kondicionere,
lavartice, frigorifere, krevate,
mbulesa, karrige me rrota12 cope,veshmbathje, paisje guzhine dhe 2 minibuze per transportin e tyre ne pika turistika apo argetime te ndryshme, por qe ne fakt jane blere vetem 10 tavolina, 15 karrige dhe nje kompjuter. Mendohej per jetegjatesine e projektit dhe u ra ne marreveshje qe bashkia per nje afat prej 5 vitesh te suportonte projektin duke i paguar, tel, energjine elektrike dhe tarifat e ujit, ishin parashikuar per te mbuluar keto shpenzime nje buxhet prej 12.000$. Ne momentin qe objekti ishte restauruar dhe pritej te dorezohej shoqates, kryetarja e shoqates peson nje aksident ku per fat te keq pas 5-6 muajsh vdiq gjithnje duke qene ne koma. Drejtuesit e shoqates u mashtruan nga agjencia e financimit se po shikohet ne plotesimin e kushteve te parashikuara ne projekt per disa kohe, jane bere disa shkresa prane prokurorise se Tiranes dhe asaj te pergjithshme por pergjigjen se na jane djegur fondet.
Por ndodh cudia e fundit, perballimi me CEZ shperndarje si debitore te tyre, nder kohe qe kontrata qe disponon CEZ te trasheguar nga KESH ndodhet ne emer te Bashkise Tirane, sahati qe mat konsumimin e energjise ndodhet ne kabinen e CEZ, kemi rreth 5 vite aktivitet, te parashikuar se fatura do paguhet nga pushteti lokal qe ne nuk na vjen fature apo te na thuhet se nuk paguhet fatura nga ata me te cilet CEZ ka kontraktues.Te ndodhur ne keto rrethana i jemi drejtuar, Avokatit te Popullit, Sherbimit Social Shteteror, zyres juridike te Bashkise Tirane dhe Kryetarit te Bashkise Tirane por qe nga asnjeri akoma nuk kemi marre asnje pergjigje.
Pa u shkeputur nga faktet qe cojne ne abuzimet qe behen nga qeveria shqiptare po sjelll dhe nje fakt tjeter te hapur abuzues.
Ne 2008 OKB nxjerr per ratifikim nga te gjitha shtetet anetare konventet mbi te drejtat e PAK ku Shqiperia eshte i vetmi shtet ne Europe besoj qe akoma nuk e ka ratifikuar kete konvente, me gjithese disa here ka marr fonde nga OSCE,e donatore te tjera per te mundesuar lehtesimin e rrethanave qe cojne drejt ratifikimit te saj.Rasti i fundit ku eshte abuzuar ne kete drejtim eshte donacioni i thithur nga PNUD i cili do sherbente per te trajnuar strukturat e qeverise shqiptare per ta ratifikuar kete konvente. Ministria e puneve sociale kerkonte te mbeshtetej financiarisht nga PNUD per te trajnuar strukturat e saj per kete qellim, kerkonte nje donacion prej 724.000$ dhe donacionin ja besonte nje fondacioni ADRF (Fondacioni per te DREJTAT e Personave me Aftesi te Kufizuar) pasi ky qenka me i afte dhe i paska te gjitha potencialet per ta bere kete trajtim. PNUD i mirepret kete ide dhe e miraton kerkesen e ministrise dhe me 5-8 maj 2010 mblidhet tavolina e firmosjes se marrveshje pjestare i saj gjendem dhe une si punonjes i ministrise. Pra ADRF (Filloreta Kodres dhe Spiro Kseres) i duheshin 724.000$dhe nje afat kohor prej 2 vitesh per te trajnuar strukturat e qeverise me qellim ratifikimin e konventes per PAK. Une vazhdoj ta kem ne versionin elektronik kete projekt ide dhe jam habitur atehere por po cuditem dhe tani se kush do ishin 4 ministri apo institucione qendrore qe do restaroheshin dhe do pershtateshin per PAK me nje buxhet prej 150.000$, e kur do pershtaten ato pasi ka ngelur vetem 7 muaj kohe nga mbyllja e projektit.
Dhe raste te tilla kemi plot, me kujtohet nje shprehje e nje miku tim. Gjeta rastin te ndihmoja nga rroga ime per t’i lidhur nje pencion nje familje ne gjendje te varfer, konstatuar nga Fix-Fare.Miku im ne shenje solidariteti beri nje shkrim tek gazeta shqp per kete rast dhe nder te tjera shprehej “ka njerez ne kete Shqiperi qe mund t’i marrin karrigen me rrota …… dhe jo te falin si ai” e kishte fjalen per karrigen time. Pra ne shqiptaret kemi njerez qe ne vend qe te punojne per ne, te bejne politika per rritjen e mireqenies tone shpikun cdo gje se si mund te vjedhin pasurine tone, djersen dhe gjakun tone aq cinike jane sa me kujtojne njerezit qe zhvarrosin kufomat e varrosur per t’u marre rrobat e trupit, keshtu bejne keta pushtetare me fondet e PAK.
Ndreke Ismaili
Shkrime të tjera me interes:
- Buxheti 2012, Komisoni i Ligjëve e miraton në parim
- Facebook-u virus i pashërueshëm për fëmijët
- Bulqize, rifillojne protestat. Nu lejojne femijet te shkojne neshkolle