Kreu i ri i OMONIA Ndertimi ne Boboshtice i paligjshem
Ai eshte shprehur dje kunder veprimeve te kryera ne kete fshat duke betonizuar nje pjese te varreve si dhe djegien e kurorave te vendosura ne memorial. Nje dite pasi eshte zgjedhur ne konferencen rajonale te OMONIA-s Karamelo ka deklaruar se ngjarja e Boboshtices eshte shkaktuar nga individe qe nuk jane pjese e kesaj organizate por qe abuzojne me emrin e saj. OMONIA e perfaqesuar nga Naum Disho eshte e paligjshme dhe i tille ka qene edhe ndertimi i kryer ne varrezat e fshatit Boboshtice u shpreh Karamelo per mediat. Ai shtoi se ajo qe ka ndodhur ne fshatin Boboshtice dhe varrezat e vjetra te saj nuk ka lidhje me OMONIA-n. Ato qe ndodhen ne Boboshtice jane veprime individuale dhe jo te OMONIA-s jane veprime te paligjshme e qe do te shkojne drejt zgjidhjes ligjore. OMONIA e vertete eshte ajo qe ka ekzistuar dhe ekziston dhe jo ajo e individeve qe perdorin emrin e saj tha kreu i ri i kesaj organizate. Nderkaq Karamelo ka denuar djegien e kurorave ne memorialin qe perkujton te renet greke ne lufte dhe dha mesazhin per ruajtjen e marredhenieve te mira mes paleve. Djegia e kurorave eshte nje veprim aspak njerezor. Ata qe e organizuan bene nje reagim te nxituar. Ata qe e kane organizuar kete nuk bejne gje tjeter vecse nxisin tensione ne nje kohe qe duhet te ruhet bashkejetesa e qete dhe marredheniet e mira mes paleve u shpreh Ligoraq Karamelo. Kreu i Levizjes per te Drejtat dhe Lirite e Njeriut u zgjodh mbremjen e se enjtes me shumice votash perballe kandidatit Spiro Lici. Zgjedhjet u zhvilluan pikerisht ne kete situate kur shpertheu ceshtja e Boboshtices pasi banoret e zones denoncuan betonizimin e nje pjese me varreza te vjetra te fshatit. Kete ceshtje e ka marre persiper OMONIA ndersa si kryetar i saj eshte prononcuar Naum Disho. Vetem dy dite me pare ne mbledhjen e OMONIA-s se Korces u deklarua zyrtarisht nga kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule se Disho nuk ka qene asnjehere perfaqesues ligjor i organizates. Te njejtin fakt qe deklaroi dje dhe Karamelo.
KORE/ GEZIM ASHIMI