E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i ri i PD-së, Basha: Dotë bëjmë opozitë të fortë

Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/ PD, Olldashi në konferencë për shtyp Berisha: Unë, tani në betejë me pushtetin e vjedhur Policia Bashkiake dhunon simpatizantin e Olldashit Hije manipulimi në PD, fletët e votimit të identifikueshme  /VIDEO Basha-Olldashi, procesi kompromentuar votimi ne PD Olldashi pas votimit tregon votën, ironizon Bashën Basha pas votimit: Procesi i parë i vërtetë, jo fals Dëshmia në "A1 Report": Adresa votimi false Procedura e votimit dhe menaxhimit të votave Lexoni me Shume: " Une tani në betejë me pushtetin e dalë nga mashtrimi Lexoni me shume: Administrata, anëtarëte PD bojkotojnë votimin. TIRANE -  Lulzim Basha është kryetari i ri i Partisë Demokratike me një fitore plebishitare pas numërimit zyrtar prej 80% të votave.  

Kryetari i dorëhequr Sali Berisha doli sot në mesditë në një konferencë për shtyp, për të prezantuar Lulzim Bashën si pasardhësin e tij në Partinë Demokratike, duke e quajtur "një fillim të ri të shkëlqyer për PD"

Duke bërë një rezyme të aktivitetit të Bashës, Berisha e krahasoi atë me historinë e "të riut të sukseshëm i cili në 2011 mundi Edi Ramën" dhe se "Basha e ka nisur angazhimin e tij në PD, që kur ishte gjimnazist dhe përfaqësonte PD-në në KQZ në zgjedhjet e para pluraliste".

Lajmi fillimisht u konfirmua për "A1 Report" nga një anëtar i Komisionit Zgjedhor të PD, që ishte vendosur në Pallatin e Kongreseve dhe më pas kryetari i dorëhequr Sali Berisha konfirmoi fitoren e Lulzim Bashës si pasardhës i tij në drejtimin e Partisë Demokratike.

"Ju ftoj të urojmë të gjithë, suksese të mëdha kryetarit të ri"- shkruante Berisha në Facebook. Gazetarja Joniada Koçi informon nga Pallati i Kongreseve se 80% e anëtarësisë ka votuar në favor të Bashës, ndërsa 20 % në favor të Olldashit.

Procesi i numërimit i nisur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm u zhvillua jashtë syve të kamerave dhe të medias. Nëpërmjet një postimi në facebook, para se të mbyllej numërimi, Pollo paralajmëroi fitoren e Lulzim Bashës duke i uruar për detyrën.

Kryetari i ri i Partisë Demokratike falenderoi simpatizantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike si dhe Sokol Olldashin për garën.

ORA 14: 27 BASHA: DO MBESHTETEM TEK VLERAT E LIDERIT HISTORIK BERISHA
Në deklaratën e parë publike si Kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se do të bëjë një opozitë të fortë e të vendosur duke u mbështetur tek energjia e liderit historik Sali Berisha por dhe e themeluesve dhe simpatizantëve të PD-së.

”Do të jap gjithcka me përkushtimin më të lartë ndaj jush. Do mbështetem fort te vizioni kurajo e themeluesve, e Azem Hajdarit. Do mbështetem tek energjia e militantëve dhe tek vlerat e paçmueshme të liderit historik Sali Berisha:

ORA 14: 22 BASHA  NE SELINE PD NE KONFERENCE PER SHTYP

ORA 12:57 BASHA E OLLDASHI, PERPLASJE PER ORARIN E KONFERENCES
Kryetari i sapozgjedhur i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njoftoi se do të mbante një konferencë për shtyp në orën 13:30. Po në të njëjtin orar edhe Sokol Olldashi njoftoi për një konferencë për shtyp për të komunikuar humbjen e tij për kreun e PD. Sapo është konstatuar kjo mospërputhje orari, zëdhënësja e selisë blu ka njoftuar se kreu i ri i Partisë Demokratike do ta zhvillojë konferencën pas asaj të Sokol Olldashit. 

ORA 12: 11 BERISHA NE KONFERENCE: BASHA FILLIM I SHKELQYER, NE 2011 MUNDI RAMEN
Kryetari i dorëhequr Sali Berisha doli sot në mesditë në një konferencë për shtyp për të prezantuar Lulzim Bashën si pasardhësin e tij në Partinë Demokratike. Duke bërë një rezyme të aktivitetit të Bashës, Berisha e krahasoi atë me historinë e të riut të sukseshëm, i cili në 2011 mundi Edi Ramën. Berisha tha se dorëheqja e tij ishte e papritur por se nuk ishte penduar asnjëherë për këtë vendim. Gjithashtu ai shtoi se vetë ai do të zhvillonte një betejë të ashpër me atë që e quajti "pushtetin që doli nga mashtrimi dhe që bllokon rinumërimin e votave, pasi është faktuar se ka në shpinë thesin e votave të vjedhura." Duke iu përgjigjur deklaratave për problemet me lista të Olldashit, Berisha tha se votimi ka qenë i rregullt, por nuk iu përgjigj pyetjes nëse në këtë garë kishte mbështetur Lulzim Bashën në ndonjë formë, që media s'e di.

"Jam këtu për të uruar përzemërsisht kryetarin e ri të Partisë Demokratike zotin Lulzim Basha, i cili u zgjodh në një votë plebishitare të anëtarësisë së PD në votimin e djeshëm “një anëtar, një votë”. Basha përfaqëson suksesin e të riut shqiptar, i cili në një moshë shumë të re, gjimnazist, do të meritonte të përfaqësonte në KQZ PD-në; në zgjedhjet e para pluraliste të vendit. U nis, shkoi në vende të tjera për studime, studoi në një nga universitetet më serioze të Europës. Doli i pari në gara botërore të fushës së të drejtave të njeriut. Mbi këto parametra u thirr nga Gjykata Ndërkombëtare për të kontribuar në hetimin e kryekasapit të Ballkanit dhe botës të Slobodan Milosheviçit. Ndihmoi në ndërtimin e institucioneve në Kosovë si përfaqësues i rëndësishëm i organizatave ndërkombëtare. Historia e vërtetë e suksesit të vërtetë të PD. Ai përmbushi me një vendosmëri, aftësi dhe përkushtim të madh çdo mision që i ungarkua. Së pari, Rrugën e Kombit. U emërua ministër dhe atë mision e realizoi në mëmnyrë të shkëlqyer. Në krye të diplomacisë shqiptare, kur vendi po bënte çdo përpjekje për anëtarësimin në NATO. “- tha Berisha.   Lexoni me Shume: " Une tani në betejë me pushtetin e dalë nga mashtrimi

ORA 11:35 BASHA NE KRYEMINISTRI
Kryetari i ri i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar në kryeministri për të zhvilluar një takim me kryeministrin në detyrë, njëkohësisht kryetarin e dorëhequr nga PD, Sali Berisha. Pas kësaj pritet një dalje e Berishës në konferencë për shtyp.

ORA 11: 21 BERISHA KONFERENCE SHTYPI NE PD
Zyra e shtypit pranë PD deklaron se kryetari i dorëhequr do të dalë në një konferencë shtypi në orën 12:00 në selinë PD

ORA 11:00 BERISHA URON BASHEN NË FACEBOOK:
Kryeministri në detyrë dhe kreu i dorëhequr i Partisë Demokratike i uron Lulzim Bashës për detyrën.

"Urimet me te perzemerta kryetarit te ri te PD, z.Lulzim Basha! Te dashur miq, ju ftoj te urojme te gjithe se bashku sukseset me te medha kryetarit te ri te PD, z.Lulzim Basha, i cili u zgjodh dje me nje mbeshtetje plebishitare nga anetarsia e PD. Lulzim Basha eshte historia e suksesit te te riut shqiptar ne liri dhe qe i ka bere sherbime te çmuara PD, vendit dhe kombit te tij. Ju ftoj te punojme fort e me perkushtim nen udheheqjen e liderit tone per nje fillim te ri e te fuqishem te PD, vendimtar per fitoren e ardhshme te saj, integrimin dhe zhvillimin e Shqiperise! sb"

(Foto: Postimi i Sali Berishes)

ORA 09: 50 MBYLLET NUMERIMI 
Gazetarja Joniada Koçi informon se në Pallatin e Kongreseve ka përfunduar procesi i numërimit. Ky proces po zhvillohet jashtë syve të kamerave dhe të medias dhe nuk ka informacion se kush mund të jetë fitues apo në avantazh. Grupet e numërimit janë larguar nga Pallati i Kongreseve, dhe KQZ-ja e Partisë Demokratike do të hartojë tabelat dhe shpallë rezultatin zyrtar.
Ndërkohë që zërat thonë se Basha është pasardhësi i Sali Berishës në postin e kreut të PD-së.

ORA 08:00 - POLLO: LULZIM BASHA, KRYETARI I RI I PARTISË DEMOKRATIKE
Ministri i Inovacionit, Genc Pollo ka lajmëruar në Facebook fitoren e Lulzim Bashës si kryetari i ri i Partisë Demokratike. "Urime Lul Bashës, kryetar i porsazgjedhur i Partise Demokratike. Fat të mbarë e sukses të shpejtë!", thuhet në fjalët e Pollos në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ky lajm vjen katër orë pas fillimit të numërimit të votave. Nga burime të PD-së, numërimi i votave ka nisur në orën 04:00 të mëngjesit.

(Foto: Postimi i Pollos ne facebook, rreth orës 08:00)

ZGJEDHJET BRENDA PD MES PRESIONIT
Zgjedhjet e djeshme brenda PD janë zhvilluar në një situatë të fortë presioni. Madje duke shkuar deri aty sa mbështetësit e palëve, ku është bërë e mundur, janë përjashtuar nga listat e zgjedhësve, duke mos patur mundësi ushtrimi të së drejtës së votës për të zgjedhur kreun e PD në garën mes Bashës e Olldashit për këtë post.  Basha-Olldashi, procesi kompromentuar votimi
 
Po kështu anëtarët e PD që janë pjesë e administratës publike në nivel qëndror dhe vendor kanë bojkotuar masivisht votimin brenda PD për postin e kryetarit të kësaj partie. Frika për vendin e punës dhe nga ekspozimi ka bërë që të tregohen të pandjeshëm ndaj procesit.  Lexoni me shume: Administrata, anëtarëte PD bojkotojnë votimin.

Procesi i votimit u vesh dhe me hije dyshimi për transparencën e fshehtësinë e votës. Fletëte votimit ishin të matrikuluara me numër serie, vota e çdo anëtari ishte krejtësisht e identifikueshme.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›