E Diel, 1 Nëntor 2026

Revoltohet Mesila: Themeluesit e PD sishin në lista. Kemi nevojë për anëtarësi reale!

olldashi_doda_nokaDeputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, ndër të paktat e rreshtuara pro Sokol Olldashit në garën për kreun e PD, është revoltuar me listat zgjedhore në PD.

Ajo shkruan se shumë themelues dhe anëtarë të PD nuk ishin në lista, ndërkohë që PD-së i duhet një anëtarësi reale.

Procesi evidentoi një çështje vitale për PD-në. Themelues, anëtarë, sekretarë e kryetarë seksionesh, komisionerë, njerëz me një kontribut të gjatë nuk gjenin emrat në lista.

Kjo do të thotë që procesi i sotëm nuk është fundi, por fillimi i një procesi të gjatë e serioz, ku së pari duhet të evidentohen të gjithë anëtarët e vërtetë të PD e të mblidhen copat e shpërndara të gjithë shtresave vitale të PD.

Ne kemi nevojë për anëtarësi reale, jo thjesht emra që nuk kanë asnjë lidhje reale me anëtarësinë, sepse do jene ato që do përkthejnë aksionin tonë opozitar në çdo cep të Shqipërisë.

Ne kemi nevoje të shohim njeri- tjetrin me vërtetësi dhe jo thjesht të kufizohemi me intervista mediatike, por të rikthejmë një forcë të animuar, një opozitë me një filozofi të pastër e të qartë e mbi të gjitha ti mbledhim të gjitha pjesët bashkë për të bërë betejën tonë në parlament dhe të shtrijmë një organizim perfekt në çdo cep të vendit, shkruan Mesila Doda në Facebook./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›