E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i senatit holandez inkurajon Berishen per reforma

Gjate takimit Linden u shpreh se konstatonte me kenaqesi ndryshimet e jashtezakonshme te ndodhura ne Shqiperi qe nga vizita e tij e pare ne vitet 821790 si dhe u shpreh se kishte ndjekur me vemendje dhe kishte asistuar ne procese te rendesishme te Shqiperise si pranimi ne Keshillin e Evropes anetaresimi ne NATO procesi i liberalizimit te vizave si dhe procesi i integrimit evropian.

Me tej kryetari i Senatit te Mbreterise se Vendeve te Uleta z. Rene van der Linden u shpreh se e konsideronte nje detyre te Holandes dhe vendeve te zhvilluara ndihmesen ne zhvillimin e Shqiperise. Shqiperia - shpreh ai - eshte tashme nje vend modern evropian ne zhvillim dhe ne rrugen solide drejt integrimit evropian.

Ai mbeshteti dhe inkurajoi Kryeministrin Berisha per ndermarrjen e reformave te nevojshme per modernizimin e vendit dhe integrimit ne Bashkimin Evropian. Kryeministri tha se reformat e viteve te fundit kane sjelle ate transformim dhe modernizim te vendit qe tashme eshte i prekshem nga te gjithe dhe siguroi vazhdimesine ne kete rruge.

Gjithashtu Kryeministri Berisha i beri nje ekspoze te zhvillimeve politike ne vend dhe e njohu bashkebiseduesin me ofertat e maxhorances drejtuar opozites duke shprehur vleresimin dhe respektin me te madh per kontributin e nje opozite konstruktive ne progresin e vendit.

2010-10-20 0912

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›