E Diel, 1 Nëntor 2026

Moisiu Duhen zgjedhje te parakohshme

Ish-presidenti i Republikes Alfred Moisiu eshte mjaft i qarte ne propozimin e tij per zgjidhjen e krizes ne vend.

Nese politika nuk arrin dot ti zgjidhe problemet atehere ajo duhet ti drejtohet popullit deklaroi Moisiu ne nje interviste ekskluzive per Shqip.

Ish-kreu i shtetit i cili edhe pas mbylljes se mandatit te tij ka qene aktiv ne zhvillimet e vendit ben thirrje per respektimin e Kushtetutes nga te gjithe. Nderkaq z.Moisiu thekson se politika ka gjithnje e me pak respekt per institucionin e Presidentit.

Zoti President kohet e fundit ka nisur hapur fenomeni i levizjes se deputeteve madje ka dhe akuza per hapje tenderesh. Ne ckendveshtrim duhet pare ky fenomen dhe ku pritet te na coje

Mua me duket se ky fenomen i cili nuk eshte i panjohur te ne tani ka marre disa permasa te cilat mund te cojne edhe ne pasoja te thellimit te metejshem te krizes politike. Kjo tregon qe kriza jone ka arritur kulmin e saj dhe se keto fenomene jane pikerisht prodhim i kesaj krize kulminante te politikes shqiptare.

E them kete pasi nuk ka arsye tjeter qe mund te sjelle si pasoje qe deputete te ndryshem te kalojne sa ne njerin krah te tjetri. Nese politika jone do te funksiononte normalisht ashtu sikurse ne te gjitha vendet demokratike nuk kishte pse te ndodhnin fenomene te tilla.

Dhe kur kriza arrin disa maja te cilat japin edhe prodhime te tilla sic eshte ky qe permendem une gjykoj se duhet te kerkojme rrugezgjidhje urgjente. Ne kete rast mendoj se rrugezgjidhja do te ishte qe politika ti drejtohet popullit ti jape mundesi atij te thote fjalen e tij.

Nje situate e tille sikurse eshte kjo aktualja kur shteti nuk funksionon ne rregull kur jeta parlamentare pothuajse eshte bllokuar kur asnjera pale nuk mendon te hape rruge kur nga njeri krah te tjetri kalohet lehtesisht kur degjohen akuza te ndersjella te paimagjinueshme tregon qe politikanet kane humbur besimin e njeri-tjetrit. Por kjo njekohesisht do te thote se politika eshte shkeputur nga populli nga interesat nga hallet nga mendimet e tij dhe ne nje gjendje te tille normalisht detyrimisht del nevoja qe politika te ballafaqohet me popullin ne kutite e votimit.

Ky ballafaqim mund te jete edhe permes zgjedhjeve te pergjithshme te parakohshme

Une mendoj se ne kete situate qe eshte krijuar e cila nga dita ne dite po mahiset kur cdo dite degjojme gjera te padegjuara dhe qe me pare as nuk i shkonim dot neper mend ne keto kushte zgjedhjet e parakohshme do te ishin zgjidhja me e drejte dhe me e arsyeshme.

Te shkosh ne zgjedhje te parakohshme nuk eshte ndonje kenaqesi e madhe por edhe nuk eshte fundi i botes. Vetem ne shqiptaret nuk e di pse trembemi nga zgjedhjet e parakohshme megjithese edhe ne i kemi pasur ato ne 1992 nje vit pasi beme zgjedhjet parlamentare ne 1991.

Po te shikosh jo vetem ne Europe por edhe ne rajon vihen re raste te zgjedhjeve te parakohshme.

Intervisten e plote mund ta lexoni ne numrin e sotem te gazetes Shqip ose ne faqen zyrtare gazeta-shqip.com.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›