Presidenti i BE mberrin sot ne Shqiperi

Tirane 20 Tetor NOA - Presidenti i Bashkimit Europian Herman Van Rompuy mberrin sot ne Tirane ne kuadrin e nje turneu dy ditor te tij ne Ballkani cili ka nisur qe diten e djeshme duke shenuar keshtu viziten e tij te pare ne Tirane.
Stacioni i pare i qendrimit te tij ne Ballkan ka qene dje Mali i Zi per te vazhduar me pas ne Maqedoni e sot ne Bosnje-Hercegovine dhe Shqiperi ku mesazhet e lincuara prej tij ne kete pjese te Ballkanit jane demokracia qeverisja e mire te drejtat e njeriut dhe shteti ligjor si edhe lufta e vendosur dhe efektive kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.
Presidenti i Bashkimit Europian para se te niset ne kete tur ballkanik e ka vene theksin ne mbeshtetjen qe Bashkimi Europian u jep ketyre vendeve ne procesin e integrimit dhe perpjekjet qe keto shtete duhet te bejne ne kete rrugetim drejt tijj.
Ne Shqiperi presidenti Van Rompuy do te takohet me presidentin e Republikes Bamir Topi dhe kryeministrin Sali Berisha.
Projekti evropian gjithmone eshte udhehequr nga deshira per paqe dhe bashkim. Une besoj se ne shtepine evropiane ka vend per Ballkanin Perendimor. Le ta quajme kete destini evropian. Jam i sigurt qe nje dite ky destin evropian do te permbushet per te gjitha keto vende. Une do ti bej ftese Keshillit Evropian te reflektoje mbi kete ceshtje ne nje te ardhme te afert ka thene ai para vizites se tij ne Shqiperi.
n.e/NOA