E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Rompuy vetem disa ore ne Tirane

Presidenti i Keshillit Europian Herman Van Rompuy do te jete sot per viziten e tij te pare ne Tirane qe nga marrja e detyres ne dhjetor te vitit 2009.

Nje vit ne kete post i cili perkon me zhvillimin e krizes politike shqiptare qe per kete arsye pritet te jete pjese e diskutimeve mes tij dhe perfaqesuesve te politikes shqiptare.

Ne nje fare menyre mesazhe te kesaj natyre jane bere te njohura edhe ne njoftimin e vizites e cila eshte aktualisht nder te paktat e funksionareve te komunitetit europian qe pas rezolutes se korrikut 2010.

Vij ne Shqiperi me nje mesazh inkurajimi. Inkurajim per te vazhduar reformat dhe rolin pozitiv qe vendi juaj luan ne rajon. Stabiliteti dhe integrimi europian i vendit mbetet i rendesishem per Bashkimin Europian deklaron Van Rompuy ne njoftimin e tij.

Po ne te njejten deklarate behet e ditur se ai do te zhvilloje takime me Presidentin e Republikes Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha si dy zyrtaret me te larte te shtetit. Bie ne sy fakti se Presidenti i Keshillit Europian nuk ka parashikuar nje takim me kreun e Partise Socialiste Edi Rama qe eshte edhe nje nga protagonistet dhe aktoret e interesuar formalisht ne zgjidhjen e krizes politike shqiptare. Kjo e fundit si manifestim i konfliktit politik mes paleve fiton nje permase tjeter ne kontekstin ballkanik qe eshte edhe qellimi i turit rajonal te Van Rompuy.

Si tipologji e sjelljes politike ne Ballkan dhe mentalitet percaktues ne vendimmarrje kriza dhe konflikti nga kjo pikepamje kane ngritur dyshime mbi kufirin natyral te qyteterimit perendimor. Te pakten zyrtarisht keto dyshime nuk jane pjese e gjykimeve te Presidentit aktual te KE-se qe e cileson Ballkanin Perendimor dhe rrugetimin e tij drejt BE-se si fati i pashmangshem europian. Projekti europian gjithmone eshte udhehequr nga deshira per paqe dhe bashkim. Une besoj se ne shtepine europiane ka vend per Ballkanin Perendimor. Le ta quajme kete lsquofati europian. Jam i sigurt qe nje dite ky fat i pashmangshem europian do te permbushet per te gjitha keto vende. Une do ti bej ftese Keshillit Europian te reflektoje mbi kete ceshtje ne nje te ardhme te afert eshte shprehur presidenti Van Rompuy nje dite para vizites se tij ne Shqiperi. Dhe pse ne krahun e hapjes drejt Europes Juglindore deklarimi i tij percjell dilemat qe karakterizojne opinionin europian lidhur me zgjerimin e BE-se drejt Lindjes ashtu edhe per sa i perket lsquohapjes se kufijve permes levizjes se lire. Mjafton te kujtohet ketu se ne momentin e vendimit per heqjen e regjimit te vizave per qytetaret serbe dhe malazeze dhe perjashtimit nga kjo e drejte e shtetasve shqiptare dhe boshnjake nuk munguan komentet dhe angazhimet konkrete per te zgjidhur kete konflikt te BE-se me ate qe per shkak te fese njihet prej shumekujt si pjese e huaj e qyteterimit Perendimor. Me kete parapavije Van Rompuy vjen sot ne Shqiperi ne kuader te turit te vet ne Ballkanin Perendimor qe eshte edhe kufiri i shtyre i Europes politike. Pervec vendit tone ne kete vizite bejne pjese edhe vende te tjera si Mali i Zi ish-Republika Jugosllave e Maqedonise dhe Bosnja e Hercegovina. Nderkaq ne Bruksel Komisioni Europian po mbyll opinionet per statusin kandidat per Malin e Zi dhe Shqiperine. Ne kete linje Podgorica eshte me e favorizuar edhe pse proceset integruese i ka cikluar pas nesh ndersa per Shqiperine zyrtare te Brukselit kane theksuar se qendrimi pritet te jete i kushtezuar qe do te thote se statusi i vendit kandidat do te celet vetem nese permbushen kushtet politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›