E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i ushtrisë izraelite: Irani nuk po ndërton armë bërthamore

Ai shprehu besimin se presioni ndërkombëtar kishte filluar të japë fryte, dhe se lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ende nuk e kishte marrë vendimin përfundimtar për të ndërtuar një bombë bërthamore.

“Ky vit është vendimtar për Iranin, - tha ai -, Jemi në një kohë kur diçka duhet të ndodhë”.

“Ose Irani e kalon programin e tij bërthamor vetëm në pozita civile, ose bota, mbase edhe ne, do të duhet të bëjmë diçka. Jemi pothuajse në fund të kësaj teme”.

Por edhe pse Gantz nuk mendon se Irani përfundimisht do të krijojë një armë bërthamore, si ushtarak, ai duhet të jetë i përgatitur për çdo rast.

“Po përgatitemi për vendosjen e plotë në lojë të aftësive tona. Lidershipi politik do të duhet të marrë vendime të guximshme dhe të dhimbshme”, tha ai.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-25 11:42
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›