E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia gjen 6 granata në kazanin e plehrave

Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të policisë së kryeqytetit, të cilat sqaruan se shumë pranë vendit ku u gjetën granatat kishte pasur një konflikt mes dy grupeve të rinjsh 

TIRANE-Gjashtë granata me ndezës, gati për të shpërthyer, janë gjetur mesditën e djeshme në një kazan plehrash në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, duke alarmuar banorët. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të policisë së kryeqytetit, të cilat sqaruan se shumë pranë vendit ku u gjetën granatat kishte pasur një konflikt mes dy grupeve të rinjsh. Në fakt, kanë qenë kalimtarë të rastit të cilët kanë vërejtur granatat, duke njoftuar menjëherë policinë. Burime nga radhët e uniformave blu thanë se po punohet për identifikimin e personave që i kanë hedhur granatat në kazanin e plehrave. Ka shumë dyshime që mund të jenë hedhur nga ndonjëri prej grupeve të të rinjve të konfliktuar mes tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›