"Krijimi", Adami dhe Eva në TKOB
Një tjetër vepër premierë do të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, duke nisur nga data 25 prill. "Die Schopfung" ("Krijimi"), një orator (vepër me motive fetare) i inskenuar me muzikë nga kompozitori gjerman, Joseph Haydn. Do të kthehet edhe një herë në skenën shqiptare balerini Tony Candeloro, të cilit me këtë rast i është besuar jo vetëm koreografia, por edhe skenat e kostumet. Dirigjenti për "Krijimin", këtë vepër premierë në TKOB, do të jetë vetë drejtori i këtij institucioni kaq të rëndësishëm të kulturës, Zhani Ciko, ndërsa dirigjent kori, Dritan Lumshi. Publiku do të ketë mundësi të shikojë në skenë interpretimin e solistëve Eriona Gjyzeli, Dorina Selimaj, Emiljana Palushaj, Taehyun Jun dhe Cosimo Panozzo, të cilët do të shoqërohen prej trupës së baletit, korit dhe orkestrës simfonike të TKOB. Edhe për këtë vepër, siç edhe është lajmëruar, nuk do të mungojnë bashkëpunimet me të huajt. "Krijimi" është bazuar në pjesën më të madhe te poema "Parajsa e humbur" e John Milton, por edhe në librat "Gjeneza" e "Psalmet", material të cilin edhe vetë Hendeli kishte dashur ta kompozonte. Oratori "Krijimi" ndahet në tre pjesë: e para tregon krijimin e elementëve natyralë, pas preludit instrumental që përshkruan kaosin e fillimit; në pjesën e dytë ilustrohet krijimi i kafshëve, deri te qenia më e lartë, njeriu, imazhi i drejtpërdrejtë i Zotit; pjesa e tretë konsiston në një soditje idilike të Parajsës tokësore të banuar nga Adami dhe Eva, akoma të paprekur nga mëkati. Për sa i përket anës muzikore, përmes ndërthurjes së recitativëve, arieve, pjesëve të përbashkëta, koraleve, shpërthen dhe ilustrohet gjithë procesi i krijimit të botës, që prej ndarjes së dritës me errësirën, deri tek Adami dhe Eva në parajsën tokësore.
Ai është një prej kompozitorëve më të mëdhenj të periudhës klasike. Konsiderohet si "babai" i simfonisë dhe kuartetit të harqeve, por ana profesionale e tij vlerësohet edhe për më shumë se kaq. Jeta e kompozitorit austriak, Franz Joseph Haydn, është e shënjuar nga një sërë ngjarjesh të rëndësishme, ku mes tyre mund të përmendet edhe qëndrimi i tij disavjeçar në Angli. Në Londër, muzika e tij njihej mirë, sidomos prej aristokracisë e qarqeve intelektuale të kohës, gjë që i dha mundësi në afirmimin e mëtejshëm të tij. Jo vetëm u dha britanikëve, por edhe mori prej tyre, një marrëdhënie e ndërsjellë kjo, e cila u finalizua me kompozimin e oratorit "Krijimi", të cilën e realizoi në vitin 1798 dhe "Stinët" 1801. Për të dy këta oratorë, Haydn i është borxhli kulturës britanike edhe për sa i përket tekstit. Në Londër, Haydn pati mundësi të njihte oratorët e Georg Friedrich Handel. Kompozitori austriak u mahnit prej tyre. Pikërisht oratori i Handel-it përbën edhe stimulin e modelin ideal të oratorëve që Haydn kompozoi më vonë.
E megjithatë, pavarësisht se Haydn u frymëzua prej Hendelit, sërish mes tyre ka ndryshime të dukshme. Kontrastet e mëdha të ngjyrave dhe tingullit, të cilat nga Hendeli u realizuan me efekte masive, te Hahydn u zëvendësuan nga një logjikë e kujdesshme elementesh shprehës. Për herë të parë, "Krijimi" u shfaq në Vjenë në Pallatin Schëarzenberg, në prill dhe maj të vitit 1798, për një publik të zgjedhur, ndërsa për një publik më të gjerë u vu në skenë për herë të parë në mars të vitit 1799, në Burgtheater të Vjenës. Premiera pati një sukses të madh dhe u shfaq në mënyrë të vazhdueshme. Më pas, oratori u përkthye në anglisht, dhe u vu në skenën e "Convent Garden" të Londrës në vitin 1800, dhe pas kësaj kompozitorët u autorizuan ta përkthenin në të gjitha gjuhët evropiane. Një shfaqje tipike e "Krijimit" zgjat deri në 1 orë e 45 minuta. "Krijimi" do të shfaqet në TKOB për disa ditë, deri më 27 prill.