Apeli Tiranë, vendimet "në të zezë"
Gjykata e Apelit Tiranë ka
vendosur një "regjim" që
do ta kishin zili edhe
gjyqet që zhvilloheshin në kohën
e diktaturës në Shqipëri. Në proceset
penale dhe civile mediat
nuk lejohen të marrin pjesë,
megjithëse gjyqet janë të shpallura
në lista. Krahas mediave,
nuk lejohen as vetë palët e përfshira
në një proces gjyqësor. Në
këtë gjykatë nuk ka një zyrë shtypi,
nuk ka një faqe interneti për të
marrë informacion mbi çështje
konkrete. Në Kodin e Procedurës
Penale, të gjitha togat e zeza, në
rastet e shqyrtimit të çështjeve
penale, në nenin 340 të tij, përcaktohen
qartë rastet kur një trup
gjykues duhet të përjashtojë median
nga procesi dhe më pas informimin
e publikut për një vendim
të caktuar. Me sa duket edhe
pse neni 340 e përcakton qartë,
për median dhe publikun proceset
e mëdha në Gjykatën e
Apelit mbeten tabu. Vetëm tre
nga dhjetëra gjyqtarë pranojnë
që seanca gjyqësore të zhvillohet
në prani të mediave. Në një inspektim
të punës së kësaj gjykate,
që ministri i Drejtësisë bëri publik
pak kohë më parë, u konstatua
se 11 gjyqtarë të Apelit kanë
kryer shkelje të rënda gjatë
shqyrtimit të çështjeve. Ky kontroll
mjaftoi që dyert e kësaj
gjykate të bëhen ende më të hekurta
për gazetarët që kërkojnë të
informohen edhe për çështje me
interes të madh publik. Janë me
dhjetëra proceset që presin të
marrin verdiktin për persona me
precedentë penalë, apo zyrtarë të
akuzuar për korrupsion. Por asnjë
gazetar nuk lejohet që të pyesë,
me qëllim informimin e publikut.
vendosur një "regjim" që
do ta kishin zili edhe
gjyqet që zhvilloheshin në kohën
e diktaturës në Shqipëri. Në proceset
penale dhe civile mediat
nuk lejohen të marrin pjesë,
megjithëse gjyqet janë të shpallura
në lista. Krahas mediave,
nuk lejohen as vetë palët e përfshira
në një proces gjyqësor. Në
këtë gjykatë nuk ka një zyrë shtypi,
nuk ka një faqe interneti për të
marrë informacion mbi çështje
konkrete. Në Kodin e Procedurës
Penale, të gjitha togat e zeza, në
rastet e shqyrtimit të çështjeve
penale, në nenin 340 të tij, përcaktohen
qartë rastet kur një trup
gjykues duhet të përjashtojë median
nga procesi dhe më pas informimin
e publikut për një vendim
të caktuar. Me sa duket edhe
pse neni 340 e përcakton qartë,
për median dhe publikun proceset
e mëdha në Gjykatën e
Apelit mbeten tabu. Vetëm tre
nga dhjetëra gjyqtarë pranojnë
që seanca gjyqësore të zhvillohet
në prani të mediave. Në një inspektim
të punës së kësaj gjykate,
që ministri i Drejtësisë bëri publik
pak kohë më parë, u konstatua
se 11 gjyqtarë të Apelit kanë
kryer shkelje të rënda gjatë
shqyrtimit të çështjeve. Ky kontroll
mjaftoi që dyert e kësaj
gjykate të bëhen ende më të hekurta
për gazetarët që kërkojnë të
informohen edhe për çështje me
interes të madh publik. Janë me
dhjetëra proceset që presin të
marrin verdiktin për persona me
precedentë penalë, apo zyrtarë të
akuzuar për korrupsion. Por asnjë
gazetar nuk lejohet që të pyesë,
me qëllim informimin e publikut.