E Diel, 1 Nëntor 2026

Krijimtaria e Arian Lekës botohet në Kroaci

Pjesë të zgjedhura nga krijimtaria poetike e Arian Lekës u botuan këto ditë në të përgjashtëmuajshmen kroate "Nova Istra", pjesë e rrjetit më të njohur të revistave kulturore evropiane - EUROZINE. Janë 11 poezi dhe 3 poema të botuara në version dygjuhësh, në gjuhën e krijimit dhe përkthyer në kroatisht.

Titulli i ciklit poetik është "U Moru Potopljeni" ("Mbytur në det"). Poezitë shoqërohen me një shënim të shkurtër hyrës, ku citohen kritikë dhe poetë shqiptarë, që kanë shprehur vlerësimet e tyre mbi poezinë e Arian Lekës. Gjithashtu, në vëllimin e zgjedhur "Esej Danas" ("Ditë Esesh"), mes emrave të njohur të shkrimtarëve dhe eseistëve të rajonit tonë, Drago Janćar, Fedore Petronio, Daša Drndić, Laura Marchig, Žarko Paić, Aleksandar Prokopiev, Gabriele Reiterer, Aleš Debeljak dhe Tomislav Žigmanov, është botuar edhe eseja e Arian Lekës me titull "Kam lindur në Provincë". Poezitë e Arian Lekës për "Nova Istria" janë përkthyer në gjuhën kroate nga Daniel Načinović, ndërsa eseja nga Renata šamo. Këto dy botime paralajmërojnë vëllimin me poezi të zgjedhura të këtij autori, i cili do të botohet gjatë vitit 2009 në Kroaci, Bosnjë dhe Mal të Zi, si bashkëpunim i shtëpive botuese "Plima" dhe "Nova Istra".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›