E Diel, 1 Nëntor 2026

Dehaene, Kryeministri i mundshëm

Politika belge vazhdon
të përjetojë momente
kolapsi, sikundër ndodhi
gjatë një pjese të madhe
të këtij viti. Dy ditë më
parë, Kryeministri i deritanishëm
i vendit dha
dorëheqjen pas një situate
krize mes një banke dhe
një vendimi të gjykatës së
lartë. Aktualisht, një tjetër
politikan mund të jetë personi
që pritet të bëjë bashkë
një qeveri të re për vendin.
Ai është Zhan Luk Dehaene,
që ka udhëhequr
Belgjikën në vitet 1992-
1999. Ky person mund të
krijojë një qeveri të
përkohshme deri në qershor
të vitit të ardhshëm,
kur pritet të mbahen edhe
zgjedhjet parlamentare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›