"Tregtari i vdekjes" mohon përfshirjen në trafikun e armëve
Njeriu i pagëzuar me emrin "Tregtari i vdekjes", për shkak të akuzave për trafik armësh, doli dje para gjyqit, gjatë të cilit deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me komplotin për të furnizuar me armë rebelët kolumbianë. Akuza ngrihet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kërkojnë ekstradimin e Viktor Bout në territorin e vet, ku edhe të gjykohet sipas ligjeve amerikane.
I veshur me uniformën e ngjyrës së burgut, Viktor Bout u shfaq i qetë para trupit gjykues të Bangkokut, ku edhe po shqyrtohet fajësia e tij. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kërkojnë me ngulm ekstradimin e Viktor Bout, i cili u arrestua në Tajlandë gjatë një aksioni, ku agjentë me identitet të rremë u hoqën si rebelë të FARC, Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë. FARC është një lëvizje e majtë, e armatosur, e cila lufton prej dekadash qeverinë kolumbiane dhe mendohet se e financon ekzistencën e saj në masë shumë të madhe përmes trafikut të kokainës. Në kodin kriminal të Shteteve të Bashkuara, kjo lëvizje përkufizohet si grup i huaj terrorist dhe çdo lloj ndihme ndaj një grupi të tillë përbën krim. "Nuk kam folur dhe as nuk kam takuar ndonjëherë njerëz të FARC", deklaroi Viktor Bout para gjyqit.
Rusi 41-vjeçar, prej kohësh nën akuza për trafik të paligjshëm, është njeriu mbi të cilin bazohet personazhi i luajtur nga aktori Nikolas Keixh në filmin e vitit 2005 "Zoti i Luftës". Ai u arrestua në marsin e këtij viti, në një hotel luksoz të Bangkokut për t‘u gjendur më pas nën katër akuza për bashkëpunim të afërt me qarqe terroriste. Bout, i cili iu përgjigj pyetjeve në rusisht, e përkufizoi veten para gjyqit si "një biznesmen 41-vjeçar". Pyetjes se si do ta përkufizonte aktivitetin e vet, iu përgjigj: "Transport ajror dhe ndërtim". Ai shpjegoi se në Bangkok kishte udhëtuar për të pushuar dhe për "t‘u takuar me një biznesmen tajlandez, i cili donte të blinte avionë". "Nuk kam kryer asnjë akt terrorist", tha duke vërejtur se ishte viktimë e një komploti amerikan. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen ta përdorin këtë çështje për të mbuluar problemet e veta, si dhe për të penguar afrimin e qeverisë tajlandeze me atë ruse", tha duke ngritur papritmas zërin e duke bërë një lëvizje energjike me dorë.
Sipas raporteve të ndryshme të agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe një serie të gjatë qeverish perëndimore, Bout ka furnizuar me armë shumë diktatorë e zotër lufte në Afrikë e Afganistan, shpesh duke thyer edhe embargot e vendosura nga mekanizmat ndërkombëtarë. Procesi gjyqësor për ekstradimin e tij nisi në qershor, por është vonuar në mënyrë të përsëritur.
Në një seancë më të hershme dëgjimore, një agjent i administratës amerikane të luftës kundër drogës dëshmoi se ishte kjo agjenci që i ishte vënë pas Boutit, që nga çasti i largimit prej Rusisë e deri në arrestimin në Bangkok.
Biznesmeni 41-vjeçar, Viktor Bout, dyshohet si një ndër përgjegjësit kryesorë për furnizimin me armë të talebanëve dhe Al-Kaedës, si edhe për transportimin e sasive gjigante të armatimeve luftarake për llogari të zotërve të luftës në Afrikë. Për këtë ka përdorur flotën e tij ajrore, që është edhe një prej faktorëve kryesorë për mbajtjen gjallë të konflikteve civile në kontinentin e zi. Ai u arrestua nga autoritetet tajlandeze në një hotel të Bangkokut, falë një operacioni, gjatë të cilit disa agjentë të maskuar si rebelë të FARC kërkonin të blinin armë nga Rusia.
Prokurorët federalë në Nju Jork thanë menjëherë pas arrestimit se do të kërkonin ekstradimin e trafikantit dhe të një bashkëpunëtori të tij të afërt, të quajtur Andrei Smulian, edhe ky i arrestuar në Bangkok. Që të dy do të dalin përpara gjykatësve amerikanë nën akuzën konspirimit për furnizimin e organizatave terroriste me material luftarak.
Arrestimi u vu në jetë nga DEA amerikane, e cila njoftoi autoritetet tajlandeze që Bout do të udhëtonte drejt këtij vendi.
Sipas një deklarate publike të bërë në Manhatan gjatë kohës së arrestimit, mësohej se planet për një takim me rusin kishin marrë trajtë gjatë kontakteve më të hershme, në më të shumtën e rasteve të kryera nga Smulian dhe nga agjentë të maskuar si rebelë kolumbianë. Këto kontakte ishin zhvilluar në Antilet Holandeze, në Danimarkë e në Rumani.
Bisedat mes agjentëve dhe krahut të djathtë të kryetrafikantit ishin regjistruar në fshehtësi. Mendohej se Bout kishte në plan të ngarkonte blerësit me shifrën 5 milionë dollarë vetëm për transportin e ngarkesës, e cila do të përbëhej nga raketa tokë- ajër, si edhe shtretër bombash të sofistikuara drejt Afrikës së Jugut.
Zyrtarët amerikanë e kanë identifikuar publikisht rusin si trafikant ndërkombëtar armësh, që përfitimet kryesore i ka nxjerrë falë trafikut që ushqen konfliktet e përgjakshme civile në Afrikë. Mendohet se ka arritur të krijojë një rrjet të tërë kompanish ajrore transporti në Lindjen e Mesme, Afrikë, Evropën Lindore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bout ka lindur në atë që tani është Taxhikistani dhe është shkolluar në Institutin Ushtarak të Gjuhëve të Huaja të Moskës. Mendohet se ka nisur të operojë në tregun e armatimeve pas shpërbërjes së njësisë së tij me rënien e Bashkimit Sovjetik.
Rreth mitit të tij flitet që në vitet nëntëdhjetë, por përmasa publike mori në vitin 2002, kur u shfaq papritmas në një stacion radiofonik moskovit, në një intervistë ku këmbëngulte se ishte i pafajshëm dhe se kurrë nuk kishte pasur kontakte me përfaqësues të Al-Kaedës, apo të talebanëve. Ai tha se akuzat ndaj tij ishin më të përshtatshme "për skenarin e ndonjë filmi hollivudian". "Mund të them vetëm një gjë: kurrë nuk u kam dërguar ndonjë armë, apo të kem bërë diçka të ngjashme. Nuk kam qenë kurrë në kontakt as me përfaqësues të Al-Kaedës dhe as me ata të talebanëve", sqaroi gjatë intervistës.
Sipas autoriteteve amerikane, Bout ka nën kontroll flotën më të madhe private të avionëve (të epokës sovjetike) në botë.
Përgjatë viteve, Viktor Bout ka shfrytëzuar kompanitë e veta dhe ato që kishin kontakte me to, për të operuar në tregun e armëve, duke shitur gjithçka, nga pushkët e automatikët, te tanket e helikopterët, që sipas amerikanëve kanë ushqyer konfliktet në Afganistan, Angola, Kongo, Liberi, Ruandë, Sierra Leone dhe Sudan.