E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijohet Agjencia Bërthamore për mbikëqyrjen e veprimtarisë së centralit bërthamor

Kryeministri Berisha, kryetar i AKOB Këshilli i Ministrave miratoi krijimin e Agjencisë Kombëtare Bërthamore (AKOB), si institucion qendror në varësi të kryeministrit, me statusin e personit juridik publik. AKOB-i e ka selinë në Tiranë dhe e zhvillon veprimtarinë në të gjithë territorin e Republikës të Shqipërisë. Sipas vendimit të qeverisë AKOB-i ka vulën dhe stemën e vet zyrtare. AKOB-i ka objekt të veprimtarisë përgatitjen, ndjekjen e mbarëvajtjes dhe të zhvillimit të programit kombëtar bërthamor, i cili

miratohet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e kryeministrit. Detyrat dhe objektivat e AKOB-it janë ngritja dhe mirëfunksionimi i infrastrukturës të nevojshme, në mbështetje të programit kombëtar bërthamor, hartimi i kuadrit të plotë ligjor, i cili do të mbështesë zhvillimin normal të programit, hartimi i kuadrit të nevojshëm rregullator, në shërbim të programit.Gjithashtu ligji parashikon bashkërendimi e punës për përzgjedhjen e vendeve në të cilat mund të ndërtohet centrali bërthamor, përzgjedhjen dhe sigurimi e përgatitjes profesionale të personelit të nevojshëm, në mbështetje të programit bërthamor, në faza të ndryshme të tij. Hartimi i dokumentacionit dhe ndjekja e procedurave, në bazë të të cilave do të kërkohen oferta për centralin bërthamor. AKOB do të ketë si mision ndjekjen, gjatë gjithë fazave, e procedurave dhe ecurisë për ndërtimin dhe vënien në funksionim të centralit bërthamor, sigurimi e ruajtjes, afatshkurtër dhe afatgjatë, së lëndës djegëse bërthamore, si dhe të materialeve radioaktive, të cilat lidhen me procesin e prodhimit të energjisë nga centrali bërthamor. Gjithashtu AKOB do të ketë si detyrë njohjen e popullatës dhe e grupeve të interesit me programin bërthamor, gjatë të gjitha fazave të zhvillimit të tij. Vlerësimi i zhvillimit, sipas planifikimit dhe parashikimit të fazave të ndryshme të programit bërthamor. AKOB-i, për të realizuar misionin dhe objektivat e saj, bashkëpunon dhe bashkërendon veprimtarinë mes institucioneve të ndryshme të vendit, publike dhe/ose private, të grupeve të interesit, vendase dhe të huaja. AKOB-i, për të realizuar misionin dhe objektivat e saj, bashkëpunon me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), struktura të ngjashme të vendeve të ndryshme të rajonit dhe të botës;universitete dhe institucione kërkimore, në fushat që mbulon dhe përfshin programi kombëtar bërthamor;institucione jofitimprurëse e donatorë të ndryshëm, vendas dhe/ose të huaj, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi. AKOB-i është institucion buxhetor dhe financohet nga buxheti i shtetit;burime financiare nga palë të treta, të destinuara për programin kombëtar bërthamor, nga fonde të institucioneve ndërkombëtare, të shteteve të veçanta dhe të organizatave të ndryshme, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi; donacione të subjekteve fizike dhe juridike, nga sektori privat, vendas dhe i huaj, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.Organet drejtuese të AKOB-it janë:Përbërja e këshillit drejtues përcaktohet me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin. Funksionimi dhe detyrat e këtij këshilli përcaktohen në statutin e AKOB-it. Statuti dhe rregullorja e funksionimit propozohen nga kryetari i AKOB-it dhe miratohen nga këshilli drejtues. Këshilli drejtues miraton buxhetin, planin e përgjithshëm të veprimtarive, si dhe dokumentet strategjike të AKOB-it. Kryetari është titullari i institucionit dhe përfaqëson AKOB-in në marrëdhënie me të tretët. Emërimi, lirimi dhe shkarkimi nga detyra e kryetarit të AKOB-it bëhen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin. Struktura dhe organika e Agjencisë Kombëtare Bërthamore miratohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. AKOB-i i raporton një herë në vit Kryeministrit e, në mënyrë periodike, ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, për ecurinë dhe zhvillimin e programit bërthamor në vend. Marrëdhëniet e punës së punonjësve të AKOB-it rregullohen me Kodin e Punës. Procedurat e emërimit dhe të lirimit nga detyra të punonjësve të AKOB-it bëhen në përputhje me ligjin numër 8549, datë 11.11.1999, Statusi i nëpunësit civil, dhe të akteve nënligjore në fuqi. Niveli i pagave të punonjësve të AKOB-it përcaktohet me vendi Këshillit të Ministrave, sipas legjislacionit në fuqi. Ngarkohet sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të marrë masat e nevojshme për sigurimin e mjediseve të punës për punonjësit e AKOB-it. Taulant Halili

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›