E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Krijohet Akademia qeveritare e Shkencave”

Anisa Ymeri
Akuza, kunderakuza, debate, ligje e projektligje jane ato qe e kane kapluar prej me se 2 vjetesh kupolen e shkences shqiptare, Akademine. Jo shume larg prej miratimit te ligjit “Per kerkimin shkencor” nga Kuvendi i Shqiperise, me 14 nentor te ketij vitit, Keshilli i Ministrave ka miratuar nje projektligj. Tanime vetem per Akademine e Shkencave, e sipas akademikeve, me kerkesen qe te kaloje ne Kuvendin e Shqiperise per miratim me nje kerkese te pershpejtuar. Pas pranise se tyre ne Komisionin e Mediave, paraditen e djeshme, ne mesdite akademiket kane dale me nje deklarate te Asamblese, duke pohuar: “Ky projektligj i tanishem e thellon edhe me tej diskriminimin e paarsyeshem te akademikeve duke iu kundervene haptas Gjykates Kushtetuese. e cila me 15 tetor 2007 shfuqizoi nje dispozite te ligjit. qe iu mohonte akademikeve qe do te dilnin ne pension me mbushjen e moshes 75-vjecare, te drejten e votes ne mbledhjet e Asamblese se Akademise”. Nese ligji u mjaftua me moshen 75-vjecare te akademikeve, projektligji kerkon mendim shkencor edhe me te fresket. Ai ul moshen e daljes ne pension te akademikeve ne moshen 70 vjec, dhe u mohon atyre jo vetem te drejten e votes, por edhe pjesemarrjen ne Asamble. Ne kete menyre theksohet ne deklaraten e Asamblese se ASH-se, dalin jashte akademise personalitete si Shaban Demiraj, Kristo Frasheri, Ismail Kadare, Dritero Agolli, Ylli Popa etj.
Profesor Jorgo Bulo nuk ka mundur te mos shprehet: “Qeveria po krijon Akademine e saj, me anetare te emeruar nga ajo”. Duke u bazuar ne shtese te nje neni te projektligjit te ri per Akademine e Shkencave, pikerisht Neni 6/1 per perfundimin e anetaresise ne Akademi dhe plotesimi i vendeve vakante, shprehimisht tregon: “Statusi i anetarit te rregullt dhe i atij te asociuar perfundon kur anetari: a) mbush moshen 70 vjec etj. E duke vijuar me kete argument, akademiket ne nje deklarate te perbashket te Asamblese se ASH-se, pohojne: “Projektligji shkon me tej, duke parashikuar qe akademiket e rinj dhe ata te rregullt dhe ata te asociuar (qe do te jene gjithsej 40, nga 45 veta qe eshte numri i pergjithshem i anetareve te Asamblese) te percaktohen nga komisioni i perzgjedhur, i ngritur me vendim te Keshillit te Ministrave”.
Luan Omari, aktualisht nenkryetar i ASH-se, shprehet se “nuk duam aspak te paragjykojme emrat e rinj, por nuk ka asnje vend ne bote qe akademiket e rinj te emerohen nga lart, pra nga qeveria. Vetem te paret akademike jane emeruar, atehere kur jane krijuar akademite, dhe me pas ata kane lene pasardhesit e tyre, duke “prodhuar” akademike te rinj. E per te vijuar me tej me akuzat e tyre, akademiket shprehen se “projektligji i atribuon Presidentit te Republikes kompetenca qe nuk ja njeh Kushtetuta, parashikon emerimin prej tij te Kryesise se Perkohshme te Akademise, ne baze te propozimit te Komitetit te Reformimit, brenda nje muaji qe nga hyrja ne fuqi e ligjit”.
Akademiket e rinj i emeron qeveria
Projektligjit te ri per Akademine e Shkencave, pikerisht Neni 6/1 per perfundimin e anetaresise ne Akademi dhe plotesimi i vendeve vakante, shprehimisht tregon: “Statusi i anetarit te rregullt dhe i atij te asociuar perfundon kur anetari: a) mbush moshen 70 vjec”. Projektligji shkon me tej, duke parashikuar qe akademiket e rinj dhe ata te rregullt dhe ata te asociuar (qe do te jene gjithsej 40, nga 45 veta qe eshte numri i pergjithshem i anetareve te Asamblese) te percaktohen nga komisioni i perzgjedhur, i ngritur me vendim te Keshillit te Ministrave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›