E Shtunë, 31 Tetor 2026

Omari: Presidenti hesht per dekretimin e Meidanit

Parimi i votes se fshehte per gati nje dekade ka funksionuar edhe per zgjedhjet ne Akademine e Shkences, edhe pas tronditjeve te ligjit te ri, miratuar me pak se nje vit shkuar. Me 8 nentor 2007, Akademia e Shkencave, tanime pa institute ne varesi, mbajti zgjedhjet e saj. Kryetar u zgjodh Rexhep Meidani, ish-presidenti i Shqiperise. Jane njezeri akademiket, dhe mesditen e djeshme dolen para medieve per te disaten here per ceshtjen e ligjeve te njepasnjeshme per Akademine e Shkencave. Ata shprehen se “Presidenti, ne baze te Kushtetutes, duhet ta dekretoje kryetarin e zgjedhur me vote te fshehte nga Asambleja. Dhe nese nuk e dekreton, eshte ai qe mban pergjegjesi ligjore, pasi eshte pune e tij kjo”. Eduard Sulstarova, aktualisht sekretar shkencor i Akademise, nuk harron te theksoje: “Qe diten qe u zgjodh akademiku Rexhep Meidani kryetar i Akademise, kemi kerkuar rezervimin e nje takimi te Presidentit me mua dhe Ylli Popen dhe deri tani nuk kemi marre asnje lloj pergjigje nga presidenca. Ndersa dje i kemi kerkuar qe te prese nje delegacion te Asamblese me 5 perfaqesues. Akademiket kujtojne se ky vendim mund te anulohet nga nje ligj i ri, qe nuk ka fuqi prapavepruese, prandaj Asambleja i ben thirrje Presidentit te Republikes qe te dekretoje emerimin e kryetarit te ri, te zgjedhur sipas procedurave ligjore demokratike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›