E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronaret, fond special per kompensimin

Rozeta Rapushi
Krijohet fondi special per kompensimin e pronareve. Fond i cili do te krijohet e perbehet nga te ardhurat buxhetore. Ne komisionet parlamentare te Kuvendit, po shqyrtohet projektligji per krijimin e nje fondi special per kompensimin e pronareve, nga ku do te perfitojne te gjithe ata pronare qe kane fituar te drejten per shperblim ne baze te ligjit si dhe cdo subjekt i shpronesuar qe i njihet e drejta e kompensimit te prones. E vecanta e ketij projektligji, qendron ne faktin qe per krijimin e fondit special te pronave, do te mblidhen para nga nje sere burimesh. Ne draftin e perpiluar nga Ministria e Drejtesise, burimet per kompensimin e pronave jane te ardhurat qe vijne nga buxheti i shtetit per kompensimin e subjekteve te shpronesuara sipas ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave. Po keshtu ne burimet per demshperblimin e pronareve, perfshihen edhe te ardhurat nga shitja me ankand e pasurive shteterore, per te cilat nuk ka vendim te dhene nga komisionet e kthimit dhe kompensimit te pronave, ne masen 65 per qind te vleres se shitjes, per objektet dhe 100 per qind e vleres se shitjes per truallin. "Perfshihen edhe te ardhurat e arketuara nga transferimi i pronesise se parceles ndertimore, sipas ligjit per legalizimet si dhe te ardhura te tjera qe vijne sipas ligjeve ne fuqi per pronat apo akteve nenligjore, fonde te te cilave kalojne per llogari te fondit te kompensimit te pronave", percaktohet ne projektligj. Nderkohe qe ne favor te realizimit sa me te shpejte te procesit te kompensimit te pronave, ndaj subjekteve te shpronesuara, ne kete projektligj parashikohen si burime te fondit special edhe te ardhura qe mund te vijne nga donatore te ndryshem. Fondi per kompensimin e pronareve, qe do te vilet nga keto burime, do te administrohet nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Me konkretisht, fondi i kompensimit, do te celet ne nje llogari te vecante te thesarit ne Banken e Shqiperise. "Fondi Special per kompensimin e pronareve do te arketohet dhe administrohet sipas sistemit te thesarit ne Banken e Shqiperise", percaktohet ne projektligj. Llogarite e percaktuara per fondin special per kompensimin e pronave, do te paraqiten ne Kuvend, se bashku me buxhetin faktik. Te drejten per te ndare kete fond per pronaret, do ta kete vetem Keshilli i Ministrave me propozim nga Ministria e Financave, qe percaktojne shumen qe do te perfitojne pronaret si dhe periudhen kohore, se sa do te zgjase procesi. Ne baze te ligjit, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te pronave, do te paraqese publikisht listen e personave qe do te perfitojne si edhe periudhen perkatese. Per kete ceshtje, ecurine e procesit te kompensimit, Drejtori i Agjencise se pronave, duhet te raportoje cdo tre muaj tek kryeministri dhe Ministri i Drejtesise.

Burimet e fondit te kompensimit te pronave
Burimet e fondit te kompensimit te pronave jane:
Te ardhurat buxhetore ku perfshihen:
Te ardhurat nga buxheti i shtetit per kompensimin e subjekteve te shpronesuara, sipas ligjit "Per kthimin dhe kompensimin e prones", te ndryshuar.
Te ardhura e realizuara nga shitja me ankand e pasurive shteterore, per te cilat nuk ka vendim te dhene nga komisionet e kthimit dhe kompensimit te pronave, ne masen 65 per qind e vleres se shitjes, per objektet dhe 100 per qind e vleres se shitjes per truallin.
Te ardhurat e arketuara nga transferimi i pronesise se parceles ndertimore, sipas ligjit per "Legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Ndertimeve pa leje".
Te ardhura te tjera qe sipas ligjeve te vecanta apo akteve nenligjore, kalojne per llogari te fondit te kompensimit te pronareve.
Te ardhurat nga donatore te ndryshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›