E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronaret, kunder bonove per legalizimet

Pronaret e Shoqates "Pronesi me Drejtesi", kundershtuan ashper dy dite me pare, ndryshimet e bera se fundmi ne ligjin e legalizimeve, duke lejuar blerjen me letra me vlere. Ne emer te shoqates, Reshit Vorpsi, tha se nisma te tilla te qeverise, po e zgjerojne se tepermi siperfaqen e tokave ku jane bere ndertimet pa leje me letra me vlere, cka sjell sipas tij, me pak leke per pronaret e ligjshem te tokave qe presin demshperblim. "Qe nga miratimi i ligjit e deri me sot, qeveria ka kaluar disa here vendime ku parashikohet shpronesimi i pronareve per efekt legalizimi me nje siperfaqe mbi 343 mije meter2 dhe me nje vlere prej 46 milione euro. Pavaresisht kesaj, pronareve nuk iu eshte paguar as edhe nje qindarke, nderkohe qe ligji parashikon kompensimin e tyre brenda gjashte muajve nga marrja e vendimit",-tha Vorpsi. Ai paralajmeroi ankimimin e ndryshimeve ne ligjin per legalizimet nga Gjykata Kushtetuese dhe deri tek Gjykata per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›