Plagoset një 22 vjeçar në minierën e Munellës
Pukë- Një aksident ka ndodhur në minierën e Munellës, ku është plagosur rëndë një minator teksa punonte në një nga galeritë e saj. Pakujdesia në punë është bërë shkak i aksidentit të 22 vjeçarit Florian Prenga. Ky i fundit ka dëmtuar njërën dorë dhe gjëndja e tij shëndetësore është rënduar si pasjojë e humbjes së një sasie të konsiderueshme gjaku. Kompania Ber –oner u premtoi punonjësve dhe ministrit të Punës se do të përmirësonte funksionimin dhe shërbimin e munguar mjekësor, por deri tani nuk është bërë asgjë. Kjo minierë ndodhet në lartësinë e Bjeshkëve të Pukës dhe një ambulanceje i duhen dy orë për të mbërritur në vend.
Pak kohë më parë vetë ministri i Punës Kosta Barka vizitoi minierën e Munellës dhe pa nga afër kushtet e punës që kjo e fundit ofron.